Aktorët e Teatrit Kombëtar, mbrëmje poetike me krijimtari arbëreshe e arvanitase

E enjte, 18 Prill, 2024

Teatri Kombëtar realizoi një mbrëmje të veçantë dedikuar arbëreshëve dhe arvanitasve. Kuruar nga Laert Vasili në këtë mbrëmje të ftuar specialë ishin poetë e kantuatorë arbëreshë e arvanitas, që e kanë ruajtur me aq përkushtim gjuhën dhe kulturën e të parëve të tyre. Kjo mbrëmje ishte me krijimtarinë e autorëve Zef Serembe, Dhimitër Kamarda, Mario Caliva, Petro Kolgjioni, Thanasi Moraiti dhe Angelo Conte. Mbrëmja arbëreshe dhe arvanitase erdhi me interpretimin e aktorëve Helidon Fino, Ola Harizaj, Luli Bitri, Lulzim Zeqja, Niada Saliasi dhe Laert Vasili. Edhe kjo mbrëmje me këtë krijimtari artistike u ndoq në faqen Facebook të Teatrit Kombëtar, ku sipas institucioni shfaqjet online tani mund të ndiqen dhe në kanalin e teatrit në Youtube. Mbrëmja arbëreshe dhe arvanitase erdhi e kuruar nga Laert Vasili, i cili tregon se drejtori i Teatrit Kombëtar e mirëpriti idenë e tij për të sjellë një mbrëmje me një krijimtari të tillë. Aktor dhe kurator Laert Vasili thotë se misioni i Teatrit Kombëtar është dhe ruajtja e gjuhës shqipe. “Para tre javësh drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli më kërkoi, që të bëja një mbrëmje me një temë të cilën ta zgjidhja unë. I propozova për arvanitasit dhe arbëreshët dhe e pranoi me kënaqësi. Arsyeja që unë propozova këtë mbrëmje ishte, sepse siç çdo teatër kombëtar botëror në botë gjëja e parë si mision është përcjellja e gjuhës, ruajtja e gjuhës, zhvillimi i saj dhe po të jemi me aq fat pasurimi i gjuhës shqipe”, tregon aktori Laert Vasili. Në reagimin e tij Laert Vasili i njohur për aktivitetin e tij në skenën teatrore thotë se ka dashur të tregojë dhe rrezikun për gjuhën shqipe sot. “Duke jetuar në një periudhë kohore kur sidomos në media gjuha shqipe masakrohet, dua të nënvizoj këtë rrezik të madh. Jemi ende të pandërgjegjësuar për këtë rrezik, që po i shfaqet gjuhës shqipe”, thotë më tej Vasili.

Krijimtari e pasur

Mbrëmja artistike me interpretimin e aktorëve të teatrit u prezantua online për publikun, por aktori i njohur Laert Vasili shpreh shqetësimin edhe për huazimet apo përdorimin e fjalëve të huaja pa kriter. Sipas tij kjo mbrëmje kishte në fokus edhe ruajtjen e gjuhës shqipe. “Nëse ne vazhdojmë me këtë lloj ritmi huazimesh, neologjizmash dhe latinizmash, te gjuha shqipe pas 100 vjetësh s’do ekzistojnë fjalët bukë dhe ujë, se do jenë zëvendësuar të tëra. Duke qenë se në gjithë teatrot kombëtar botëror misioni i parë është përcjellja, ruajtja dhe pasurimi i gjuhës vendosëm të bënim këtë mbrëmje kushtuar arvanitasve dhe arbëreshëve”, shprehet ai. Kjo mbrëmje artistike erdhi me një krijimtari të pasur të autorëve arbëreshë dhe arvanitas, por kuratori Laert Vasili shton më tej se nuk ka qenë dhe aq e lehtë të përmbledhësh një krijimtari aq të pasur. “Për mua organizimi i mbrëmjes kishte vështirësi të jashtëzakonshme, që ta mblidhje dhe ta bëja 30 -35 minuta. Për faktin që kam jetuar në Athinë 20 vjet dhe kam pasur shumë lidhje edhe me arbëreshët si këngët, krijimtari poetike, prozë apo përralla të vjetra, ato janë të pafundme dhe vështirësia ishte ta mblidhje në 30 minuta. Mënyra se si ata u ofruan, që të jepnin më të mirën e tyre si me këngë, poezi, përralla etj, është vërtetë e dhimbshme, sepse u mungon ajo gjuhë dhe shteti ynë duhet të fillojë të bëjë diçka, sepse nuk ka bërë asgjë si për arvanitasit dhe arbëreshët”, shton më tej aktori dhe kurator i kësaj mbrëmje Laert Vasili. Pas kësaj mbrëmje me krijimtarinë e autorëve arbëreshë dhe arvanitas, në fundjavë Teatri Kombëtar do të vijojë me pjesë të tjera të programit të tij. / SOT