Mark Gjonaj:KKD lobim të fortë për të garantuar të drejtën e votës për Diasporën

E premte, 26 Prill, 2024

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore prej ditësh nuk po arrin në një rezultat final, për sa i përket ndryshimeve në kodin zgjedhor. Edhe pse afati zyrtar për mbylljen e diskutimeve ka mbaruar prej disa ditësh ende nuk ka një vendim konkret.

Me shumë interes ndër çështjet e këtij Këshilli sigurisht mbetet e drejta e votës së Diasporës. A do të munden të shprehin vullnetin e tyre shqiptaret që jetojnë jashtë vendit?

Këshilli Koordinues i Diasporës si organ shtetëror që ka si funksion të përfaqësojë interesat e Diasporës, ka iniciuar një peticion lidhur me garantimin e të drejtës së votës për shtetasit shqiptarë jashtë vendit. (kliko këtu për peticionin)

“Propozimi, që do të sigurojë të drejtën kushtetuese të votës së shqiptarëve me banim jashtë vendit është në tryezën e Reformës zgjedhore. Në këto momente kritike negociatash, është e rëndësishme që ne si Diasporë të influencojmë rezultatin e reformës zgjedhore me qëllim mundësimin e të drejtës tonë për të votuar në zgjedhjet e ardhshme të 2021” shkruhet në tekstin që shoqëron peticionin e KKD.

Për përfaqësuesin e komunitetit shqiptare në SHBA, njëkohësisht kryetar i KKD tani është koha e duhur që Diaspora të thojë fjalën e saj.

“E drejta e votës se shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit është një nga objektivat kryesore, legjitime dhe unanime të KKD-së që nga mbledhja e parë e këtij forumi më 18 dhjetor 2019.

Kjo e drejtë për të mundësuar votimin për zgjedhjet e ardhshme të 2021, ka qenë pjesë e diskutimeve aktive me përfaqësues të niveleve të ndryshme të shtetit shqiptar, nga ku ka pasur dhe propozime konkrete përmes rrjeteve të specialistëve në Diasporë për mënyrën e votimit, dhe propozimet për ndryshime në Kodin Zgjedhor janë depozituar në Komisionin e Reformës Zgjedhore, në Komisioni i Diasporës dhe Migracionit, të gjitha këto hapa drejt arritjes së qëllimit tonë të përbashkët” tha për “Diaspora Shqiptare”, Mark Gjonaj.
Me tej Gjonaj shton se në momentet aktuale ku forcat politike po negociojnë reformën zgjedhore e cila do të vendosë fatin e zgjedhjeve të ardhshme, KKD është përfshirë në mënyrë aktive duke kontaktuar aktore kryesorë në këto negociata dhe është pjese e një lëvizje sensibilizuese me shoqatat dhe rrjetin e “Ambasadorëve të Kombit” në botë që zëri ynë të dëgjohet fuqishëm.

“Nuk mund të ketë zhvillim ekonomik të Shqipërisë pa ndihmën e gjithanshme të Diasporës dhe nuk mund të ketë një reformë dhe kod zgjedhor me parametra të BE-së dhe SHBA-ve pa
pjesëmarrjen e votës së Diasporës”, theksoi Gjonaj duke i ftuar shqiptarët të firmosin peticionin.

Pak ditë më parë Këshilli Koordinues i Diasporës i ka dërguar një letër krerëve të institucioneve kryesore në vend nëpërmjet së cilës kanë kërkuar respektimi e të drejtave të shtetasve shqiptar dhe parimeve të demokracisë, çka është thelbësore për shtetin shqiptar në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Duke konsideruar votën e Diasporës jo vetëm një të drejtë kushtetuese të panegociueshme, por edhe kusht të domosdoshëm për emancipimin politik të Shqipërisë” thuhet ndër të tjera në letër.