Fëmijët shqiptarë në Gjermani dhe sfidat e nënave në rritjen dhe edukimin e tyre

E mërkurë, 24 Prill, 2024

1 Qershori është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve dhe kjo ditë njihet e tillë në mbi 30 vende të botës, nga Kina deri në SHBA. Në shumë vende festohet, ndërsa në disa të tjera kjo ditë është një ditë beteje për ndërgjegjësimin publik për nevojat e fëmijëve. Sipas UNICEF, në gjithë botën jetojnë rreth 385 milionë fëmijë në varfëri të skajshme dhe në 41 vendet më të pasura të botës, 76,5 milionë fëmijë jetojnë në varfëri relative. Fëmijët nga familje migrantësh shpesh janë më të ekspozuar ndaj rrezikut për varfëri se sa fëmijët e prindërve vendas.

Aktualisht në Gjermani jetojnë 10,5 milionë fëmijë nën moshën 14 vjeç që përbëjnë 12% të popullsisë. Por çfarë është e rëndësishme sot për fëmijët në Gjermani?

Krahas familjes, shkollës dhe kohës së lirë, djemtë dhe vajzat i kushtojnë shumë rëndësi shoqërisë, miqve përreth tyre. Por koha që kalojnë së bashku është më e paktë se para dhjetë vjetësh. Aktualisht miqësitë kultivohen më shumë përmes mediave sociale.

Ndërkohë që rreth 4,1 milionë fëmijë rriten me më shumë se një gjuhë dhe kulturë dhe këtu bëjnë pjesë edhe fëmijët me prejardhje shqiptare. Shumë prej tyre kanë kaluar një pjesë të fëmijërisë në Shqipëri apo Kosovë, ndërsa shumë të tjerë kanë lindur dhe janë rritur në Gjermani.

Por cilat janë sfidat që përballen nënat shqiptare në rritjen dhe edukimin e fëmijëve të tyre larg atdheut? Katër nëna dhe njëkohësisht mësuese të gjuhës shqipe sjellin shkurt përvojat e tyre.

Elisabeta Statovci: Të jesh nënë e fëmijëve që rriten dhe shkollohen jashtë atdheut është sa e vështire aq edhe me përgjegjësi. Në njërën anë ne duam që fëmijët tanë të mësojnë gjuhën dhe kulturën e vendit ku jetojmë, në anën tjetër ne duam gjithsesi që fëmijët ta ruajnë gjuhën dhe kulturën tonë. Pra, ne rrisim dhe edukojmë fëmijë mes dy kulturave, të cilat janë shumë të rëndësishme për ne si prindër por edhe për fëmijët. Madje unë mendoj që këto ndihmojnë njëra – tjetrën. Por si arrihet kjo? Nëse ne dhurojmë dashuri, gjejmë kohë të mjaftueshme, të dëgjojmë, të komunikojmë, të kemi durim, të vendosim kufijtë e duhur, atëherë edhe suksesi nuk do të mungojë.

Këtë e them nga përvoja ime si nënë e tre fëmijëve që nuk u lindën këtu por arritën të integrohen shume mirë, të përfundojnë studimet pa harruar kurrë se nga vijnë. Jam shumë krenar për këtë. Lumturia më e madhe është kur fëmijët flasin shqip, interesohen për vendlindjen dhe e duan atdheun e tyre .

Teuta Dervishi: Çdo fillim ka vështirësitë e veta. Së pari mosnjohja e gjuhës, mënyra e metoda e të mësuarit, sistemi shkollor. Natyrisht nuk mungonte këmbëngulja për të treguar vullnetin tonë që fëmijët tanë të arrinim më të mirën, siç kishim arritur edhe ne vetë si prindër.

Një angazhim i veçantë ka qenë edukim parashkollor, ku çdo gjë realizohet në formë lojrash nëpërmjet vizatimeve, kërcimeve, punimeve me dorë, etj. Një vëmendje të veçantë  si prindër i kemi kushtuar fëmijëve, ushtrimi i hobeve të tyre në kohën e lirë, si  pjesëmarrja në shkollën e muzikës, në grupe të ndryshme muzikore apo teatrale deri në moshën madhore (16-18 vjeç), si dhe konkurrimet e ndryshme në shkallë Landi, në pjesëmarrjen në grupet e baletit e të skulpturës, të sportit ritmik. Por pa lënë asnjëherë pas mësimin e gjuhen amtare (nënës) duke ushtruar vazhdimisht në shtëpi shkrimin dhe leximin e  gjuhës shqipe, mbajtja e një ditari në shqip, studimi i pemës familjare…apo kujtoj me nostalgji letrat e fëmijëve që u dërgonin gjysheve e gjyshërve në Tiranë në gjuhen shqipe. Një rëndësi të veçante ka pasur për të tre fëmijet e mi, anëtarësimi dhe frekuentimi i vazhdueshëm në bibliotekën e qytetit.

Pra në fokus kemi pasur si qëllim që krahas mësimit, fëmijët të kishin një kohë të lirë sa më atraktive dhe sot jam krenare si nënë që vajzat jo vetëm kanë arritur  të luajnë në piano apo Cello por edhe të jenë të suksesshme edhe në shkollim. Vajza e madhe po përfundon Master në Essen-Duisburg „BëL für Lehramt“, vajza e dytë studion në Frankfurt,  ndërsa vajza e tretë është në klasën e tetë në gjimnazin Bocholt, këtu ne qytetin ku ne jetojmë.

Mimoza Sulollari: Nënat shqiptare në atdhe dhe mërgate janë njësoj nga dashuria që ato falin, por nga edukimi ka një ndryshim, mendoj unë. Nënat në atdhe investojnë shume që fëmijët e tyre të mësojnë shumë, jo vetëm në shkollë, por edhe në mësimin e gjuhëve te huaja, si anglisht dhe këto kohët e fundit edhe gjermanisht. Ato e bëjnë këtë me qëllim që  fëmijët e tyre ta kenë më të lehtë studimin në Evropë apo diku në botë. Madje ato iu imponojnë shpesh fëmijëve të tyre edhe degën e studimit duke pasur parasysh fitimin. Kurse nënat në mërgatë përveç dëshirës që fëmijët e tyre të mësojnë mirë në shkollë, këmbëngulin që fëmijët e tyre të mësojnë dhe të përvetësojnë mirë gjuhën amtare shqipe. Këtë unë e vë re te përkushtimi i nenave që kanë tek fëmijët e tyre ku çdo jave sjellin fëmijët e tyre në mësimin e gjuhës shqipe. Ne si mësuese ju ushqejmë dashurinë për vendin duke mos harruar se nga vjen familja e tyre. Ne nënat këtu në Gjermani i lemë fëmijët të vendosim vetë për të ardhmen e tyre, sepse këtu mundësitë e shkollimit janë shume herë më të mëdha, e rëndësishme është që ata të studiojnë diçka që ata ta ushtrojnë më vonë me dashuri profesionin e tyre. Unë mundohem të krijoj gjithmonë ura lidhëse me kulturën, zakonet dhe doket tona. Pra me pak fjalë, ne i ushqejmë fëmijët me më shumë atdhedashuri. Ne këtu larg atdheut e kemi si moto thënien: Ku na duket balta më e ëmbël se mjalta? Në Shqipëri.

Etleva Hoxha: Të qenit nënë jashtë vendlindjes është sa e bukur, si për çdo nënë, por edhe një sfidë veçanërisht për ne në mërgim. Unë kam një vajzë të rritur mes dy kulturave dhe që aktualisht është studente. Natyrisht nuk ka qenë i lehtë edukimi midis dy kulturave dhe gjetja e balancës. Jam përpjekur ta edukoj vajzën me elementet më të mirë të kulturës dhe mentalitetit shqiptar dhe atij gjerman, duke filluar nga dashuria dhe vlerat brenda familjes deri te disiplina dhe këmbëngulja për të arritur qëllimin në jete. Duke qenë dhe për vite me radhë si mësuese e gjuhës shqipe këtu në Gjermani, e kam konsideruar si të vetëkuptueshme që vajza ime të flasë dhe shkruajë shqip dhe jam shume e lumtur për këtë fakt. Ky fakt e ndihmon atë të ruajë lidhjet me Shqipërinë, me gjyshen apo tezen dhe kushërinjtë e tjerë të familjes.

Unë mendoj se fëmijët në Gjermani duke u rritur dhe duke jetuar mes dy kulturave kanë një këndvështrim më të hapur ndaj kulturave të huaja në përgjithësi dhe përfitojnë nga të dyja kulturat.