Greqi / Hyn në fuqi marrëveshja për konvertimin e patentave shqiptare

E premte, 19 Prill, 2024

Konvertimi i patentave shqiptare në Greqi është një vendim “i vjetër”, në fakt. Por, megjithëse negociatat janë kryer vite më pare dhe marrëveshja po ashtu është mbyllur prej kohësh, zbatimi praktik nga pala greke ka vonuar mjaft. Kështu, ndërsa shumica e komunitetit, e pajisur me patentën greke, me koston e lartë përkatëse, kujtonte se ishte një çështje e mbyllur, e vërteta qëndronte ndryshe.

Marrëveshja ishte harruar në sirtar, duke mos lejuar që disponuesit e patentave shqiptare të përfitonin konkretisht, përderisa nuk ishin bërë akoma të ditura detajet teknike, e çfarë është më e rëndësishme, nuk ekzistonte një informacion i qartë në organet kompetente të qarkullimit e transportit grek, si dhe në policinë greke.

Me kalimin e karantinës, me sa duket ka ardhur dita që mbyllet dhe kjo çështje e tej zgjatur.

Përmes vendimit ministror të publikuar në Fletoren Zyrtare greke të datës 19 maj 2020, me numër Β’ 1923/19-05-2020, janë përcaktuar e miratuar procedurat teknike, si dhe ofrohen udhëzimet për zbatimin e Marrëveshjes për Njohjen e Ndërsjelltë të Lejeve të Drejtimit të nënshkruar midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Helene, të miratuar më parë nga Republika Helene përmes Ligjit 4657/2020, të publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 19, vëllimi A, i datës 31 janar 2020.

Kështu, qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi munden të drejtohen në organet kompetente për procedurat për konvertimin e lejeve të drejtimit – patentës, që sipas nenit 6-të të Marrëveshjes, janë Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit – Drejtoria e Trafikut dhe Sigurisë Rrugore, dhe Drejtoritë e Transportit dhe Komunikimit të Njësive Rajonale, të cilat janë informuar për proçedurat përkatësisht me qarkore nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Vlen të theksojmë se në nenet e vendimit përcaktohen dhe kushtet bazë, siç është një dokument vërtetues se shtetasi shqiptar banon në Greqi: leje qëndrimi, vërtetim depozitimi të kërkesës për leje qëndrimi, leje si homogjen grek i Shqipërisë, leje si shtetas i BE. Këto dokumente duhet të jenë lëshuar të paktën 185 ditë para dorëzimit të kërkesës për konvertim të patentës. Në rast se nuk është plotësuar afati 185-ditorë, atëherë aplikuesi duhet të paraqesë dokumente shtesë, si kontrata e vendbanesës, deklarata tatimore, regjistrimi i fëmijëve në institucione arsimore vendase, llogari të korrentit etj.

Gjithashtu, aplikuesi nuk duhet të disponojë tjetër patentë, nga çdo vend i BE apo vend i tretë. Procedura parashikon të shënohet grupi i gjakut si në patentë ashtu dhe në dosjet e ministrisë së Transportit.

Së fundi, kërkohen 3 fotografi, taksat përkatëse dhe pullat taksore, përkthimi zyrtar i patentës shqiptare, ndërsa konvertimi bëhet pas konfirmimit me organet kompetente shqiptare, duke lëshuar patentën greke për të njëjtën kategori.

Organet kompetente greke mund të kërkojnë dokumente shtesë, në disa raste, me justifikimin apo sqarimin përkatës, pavarësisht se vendimi i vonuar nuk duket se lë hapësirë për zgjatje të kota, burokratike të procedurës.

*Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin “Diaspora Shqiptare”