Kroaci/ Mjeku shqiptar flet për komunitetin shqiptar dhe COVID-19

E enjte, 25 Prill, 2024

Shoip Shoipi doktor në qendrën klinike “Spitali i Motrave Bamirëse“ në Zagreb, rrëfen për Kroacinë në betejën ndaj Covid-19.

Ai shprehet se që nga fillimi i epidemisë, në rreth 4 milionë banorë të Kroacisë deri më sot janë konfirmuar 2232 raste të COVID -19 dhe 96 viktima. Gjithsejt 1967 pacientë janë shëruar, ndërsa deri në ditën e sotme janë 169 persona të infektuar aktiv.

“Kur shfaqet një virus për të cilin nuk dime asgjë dhe popullata duhet mbrojtur, reagimi i parë është shpesh ekstrem, ashtu si edhe ndodhi në shumicën e vendeve të prekur nga pandemia. Infeksioni depërtoi nga Italia dhe nga kroatët që i kaluan pushimet dimërore në qendrat e skijimit në Austri. Dua gjithashtu të them se Kroacia ka një traditë relativisht të gjatë të funksionimit të qendrave të shëndetit publik. Institucionet reaguan me kufizim të lëvizjes së qytetarëve, nga një vend në tjetrin, u ndërpre qarkullimi publik, brenda dhe ai mes qyteteve të ndryshme. Po ashtu, çdo instuticion ose ndërmarje publike apo private duhej të kufizonte numrin e të punësuarve në minimum. Edhe pse kishte pakënaqësi për kufizimin e lëvizjes, masat u respektuan. Në parim, qytetarët kroat janë të disiplinuar dhe kjo vjen nga kultura relativisht e lartë politike dhe vetëdija qytetare, e cila në situatën konkrete me pandeminë gjeti reflektim në respektimin e masave të ndërmara”, thekson Shoipi.

Gjitashtu ai i bën apel qytetarëve të zbatojnë masat që janë dhënë nga qeveria.

Për sa i përket shqiptarëve në Kroaci zyrtarisht ka të regjistruar rreth 18.500 persona, nga vise të ndryshme shqiptare, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Pjesa më e madhe e tyre merren me hotelieri dhe gastronomi, por dy dekadat e fundit shqiptarët janë prezent në çdo sferë të jetës shoqërore, ekonomike dhe politike dhe luajnë rol të dallueshëm në këtë kontekst. Pandemia i preku shqiptarët njësoj si kroatët. Një pjesë e konsdiderueshme e tyre meren me gastronomi, dhe pritet që sezoni turistik të jetë dukshëm më i dobët këtë vit, dhe do të reflektohet edhe tek suksesi i bizneseve shqiptare.

Shoip Shoipi është me origjinë nga Gostivari i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Studimet e mjeksisë i ka kryer në Univesitetin e Zagrebit, ku edhe jeton 30 vitet e fundit. I punësuar është në qendrën klinike “Spitali i Motrave Bamirëse“ në Zagreb. Me profesion është specialist-urolog, subspecialist në onkologji urologjike dhe subspecialist për urolitiazë. Ka doktoruar në shkencat biomedicinale në temën e karcinomit te fshikzës urinare. Në kohën e pandemisë, klinika ku është i angazhuar, drejt për së drejti ka qenë dhe është e inkuadruar në intervenimet dhe operimet e të semurëve me virusin SARS- CoV-2. Është anëtar i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit, si dhe anëtarë i Shoqates së Urologëve të Kroacisë dhe Shoqatës së Urologëve të Europës. / Dielli 