Kriptovalutat/ Shqipëria miraton ligjin për “Bitcoin”, ulen kostot e remitancave

E premte, 3 Maj, 2024

Shqipëria bëhet një ndër vendet e para në Europë që miratojnë një kuadër rregullator për kriptovalutat. Bitcoin dhe rreth 2 000 kriptovalutat e tjera, edhe pse të ligjshme edhe më herët në vend, tashmë bëhen subjekt i rregullave të reja, që mbrojnë konsumatorët nga rreziqet e mashtrimit dhe aplikojnë gjoba deri në 150 000 euro në rastet e abuzimit.

Pas miratimit nga Parlamenti, tashmë Shqipëria ndalon operimin pa autorizim të bursave apo të menaxherëve të kriptovalutave. Po ashtu, ndalohet mbledhja e kapitalit nga bizneset përmes kriptovalutave të reja pa autorizim.

Edhe pse një ligj që synon të tërheqë investitorë të huaj dhe të nxisë financimet në ekonomi, zbatimi i tij do të ketë një kosto prej të paktën 500 000 eurosh në vit për trajnime stafi dhe konsulentë të huaj.

Nga ana tjetër, një përfitim potencial i menjëhershëm i aplikimit të teknologjisë së regjistrave të shpërndarë, do të jetë ulja e kostove të dërgesave nga emigrantët, apo edhe të blerjeve, duke qenë se transaksionet bëhet pa nevojën e një pale ndërmjetëse. / A2CNN