Ministria e Punës & Politikave Sociale në Itali ka publikuar raportin vjetor të të dhënave statistikore mbi të huajt nga 1 janar- 31 dhjetor 2019.
Sipas raportit 3.717.406 qytetarë jo europianë, midis tyre edhe shqiptarë, banojnë nga viti i shkuar në Itali, duke mbuluar 38% të prezencës, ku 21.7% janë të mitur.
Lejet e lëshuara për arsye pune janë rritur me 6%. Ndërsa mbajtësit e lejeve të qendrimit afatgjatë nga numri i përgjithshëm i rezidentëve të ligjshëm, vazhdon të rritet (62.3%).
Dy vite më parë 103.478 qytetarë jo europianë u bënë italianë, nga Shqipëria, rreth 21.841.
Sipas raportit 7.4% e fuqisë punëtore është po ashtu një qytetar jo europian. Në vitin 2018, shkalla e punësimit të popullsisë nga vendet e treta në Itali ishte 60.1%, krahasuar me 58.2% të regjistruar në mesin e italianëve.
Duke përpunuar të dhëna nga burime të ndryshme institucionale, raporti vjetor i Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale ilustron karakteristikat dhe proceset e integrimit të secilës nga 16 komunitetet e Italisë. Përpos komunitetit shqiptar, flitet edhe për komunitetin kinez, ekuadorian, egjiptian, filipinas, indian, maroken, moldavian, nigerian, etj.
Online i nuovi Rapporti annuali sulle comunità #migranti in Italia: presenze, lavoro e processi di integrazione delle 16 comunità più numerose in Italia👉 https://t.co/C0EYksLXQf @UNHCRItalia @PensareMigrante @sprar_siproimi @ItalyMFA @OIMItalia @EWSI_Italia @ANPALgov @Viminale pic.twitter.com/n9OYgkQT4u
— Ministero Lavoro (@MinLavoro) May 18, 2020