Rita Ora dhe Dua Lipa në listën e muzikantëve më të pasur në Britaninë e Madhe

E diel, 28 Prill, 2024

Gazeta “The Sunday Times” ka publikuar listën e muzikantëve më të pasur nën moshën 30-vjeçare në Britani të Madhe, dhe në të përfshihen edhe dy këngëtaret me shqiptare Rita Ora dhe Dua Lipa.

Listë e kryeson kantautori 29-vjeçar, Ed Sheeran, i cili falë 40 milionë paund të fituara gjatë vitit të kaluar, ka arritur ta krijojë një pasuri totale prej 200 milionë paundësh.

Top dhjetëshja e kësaj liste plotësohet me yjet, Sam Smith, i cili llogaritet ta ketë një pasuri prej 33 milionë paund, Rita Ora me 20 milionë paund dhe Dua Lipa, e cila sivjet ka debutuar në këtë listë dhe besohet se e posedon një pasuri prej 16 milionë paund. Por, pasuria e Lipas është në rritje çdo ditë e më shumë, falë projekteve të shumta të këngëtares përfshirë këtu edhe lançimin e albumit të saj të fundit, “Future Nostalgia”, i cili ka marrë vlerësime jashtëzakonisht të larta nga kritikët e industrisë së muzikës.

Pjesë e listës së sivjetme vazhdojnë të jenë edhe ish-anëtarët e bendit “One Direction” si: Harry Styles me 63 milionë paund, Niall Horan me 50 milionë paund, Louis Tomlinson me 45 milion paund, Liam Payne me 44 milionë funte dhe Zayn Malik me një pasuri prej 36 milion paund.

“The Sunday Times” gjithashtu e ka publikuar listën e muzikantëve më të pasur në Britani të Madhe, ku sivjet ka debutuar edhe ylli amerikan por që jeton në Angli, Rihanna. Ajo llogaritet ta ketë një pasuri prej 468 milionë paund dhe është pozicionuar e treta në këtë listë, pas yjeve, Andrew Lloyd-Webber dhe Sir Paul McCartney, me 800 milionë paund pasuri të llogaritur secili.