Njoftim i rëndësishëm mbi lejet e qëndrimit të shqiptarëve në Itali

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Lejet e qendrimit të shqiptarëve në Itali që kanë skaduar ose skadojnë në shtatë muajt e parë të vitit, do të ruajnë vlefshmërinë e tyre deri më 31 gusht 2020.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë sqaron se kjo periudhë kohore përkon me atë të gjendjes së emergjencës kombëtare për shkak të Covid-19.

Në bazë të komunikimit me autoritetet italiane, Ambasada konfirmon se shqiptarët që gjenden në shtetin fqinj për qëndrim afatshkurtër (me vizë ose të përjashtuar nga detyrimi për t’u pajisur me vizë), por nuk mund të kthehen në Shqipëri për shkak të rrethanave, si mungesa e linjave lidhëse për transportin e njerëzve, mund të vijojnë përkohësisht qëndrimin e tyre, pa përmbushur asnjë formalitet.

Ambasada thekson se qëndrimi i shqiptarëve në Itali, përtej afateve të lejuara, nuk do ta dëmtojë statusin e tyre juridik.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.