Menaxheri i njohur shqiptar në Itali, Sokol Haxhia skanon lojtarët e Kombëtares

E premte, 3 Maj, 2024

Sokol Haxhia, një nga menaxherët më të suksesshëm shqiptar që vepron në Itali, ka momentalisht nën menaxhim shumë futbollistë të Kombëtares Shqiptare. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Haxhia ndalet tek Ndoji, Sadiku, Fili, Papa, si dhe tek shumë talente të reja. Janë pikërisht këto emra që po përfliten më shumë në këtë sezon për të ndryshuar skuadër.

“Unë jetoj në Itali, ku ka qenë një nga vendet më me shumë pasoja në botë. Është normale që pas një muaj e gjysmë ndalesë të mos kem kontakte me presidentët. Nuk dihet se kur fillon apo kur mbaron kampionati. Në fund të kampionatit do të flasim për merkato. Mendoj se merkato do të jetë hapur edhe në shtator e tetor”, shprehet fillimisht Sokol Haxhia, duke u ndalur fill më pas tek transferimet.

 “Asnjë transferim nuk është i thjeshtë, por quhen të vështira kur ato mbyllen në orët e fundit të merkatos. Armando Vejushin e kam transferuar në orën 18:00. Ndoji e ka mbyllur kontratën e tij gjysmë ore nga fundi i merkatos për te Breschia. Panuçin e kam shok, por bisedimet janë bërë mes tij dhe FSHF-së. Unë i kam dhënë disa këshilla atij kur ishte në drejtim të Kombëtares. Në Arabi kam dërguar Migen Memellin që kishte edhe trajner Dalic, ish-trajnerin e Dinamos. Memelli në atë kohë ishte një nga golashënuesit e kampionatit në Arabi”, tregon Haxhia teksa ndalet tek emra specifikë në markato.

“Klube si Barcelona apo PSG-ja nuk kanë probleme ekonomike edhe pse është krizë prej pandemisë. Klubet më të vogla menaxhohen nga presidentë që kanë biznese dhe është normale që do të kenë probleme këtë merkato. Huazimi është krijuar kur klubet nuk kanë mundësi transferimesh”, sqaron Haxhia.

“Rrahmani ka qenë një nga surprizat e kampionatit italian dhe unë e kam ndjekur edhe te Kombëtarja U-21. Kur ka ardhur në Itali e kam thënë që ky lojtar do t’iu surprizojë pasi i plotëson të gjitha kushtet për të luajtur në Itali. Sa i takon lojtarit Kumbulla, përveç klubeve të mëdha e kërkon edhe Lyon. Dëshira e tij është Interi, por edhe vetë ai nuk e di të sigurt.Hysaj është një lojtar që maksimumin e tij e jep me Sarrin si trajner. Sot lexova që do të largohet nga Napoli. Ndërsa Rashica, një lojtar super i talentuar i cili pas disa vitesh do të jetë do të mbajë lart emrin e Shqipërisë në nivele ndërkombëtare.

Futbollistin Muriqi po e kërkojnë disa klube dhe mund të përfundojë te Lazio duke parë që Tare ka marrë shumë shqiptarë në skuadër. Për Sadikun, duhet të pyesim “Sadiku dhe presidentët”. Jam munduar shumë here ta transferoj në Itali, por pasaporta e tij e ka penalizuar shumë. Strakosha? I kam thënë Foto Strakoshës para disa vitesh që djali juaj do të bëhet numri një në Kombëtaren Shqiptare. Ka shumë talent dhe është një djalë i shkëlqyer”, thotë Haxhia.

“Unë kam transferuar shumë lojtarë në kampionatin rumun pasi klubet europiane “peshkojnë” aty. Nëse luan mirë aty mund të kalosh në kampionate më të forta. Turqia është më mirë nga ana ekonomike, ndërsa në Rumani merr pak më pak”, përfundon ai. / fax news