QBD, mbledhje online me mësuesit e gjuhës shqipe në Greqi

E diel, 5 Maj, 2024

Qendra e Botimeve për Diasporën në vazhdim të mbledhjeve online me drejtuesit dhe përfaqësuesit e lidhjeve të mësuesve në diasporë, me qëllim informacionin dhe zgjidhjen e problematikave të lindura nga situata e krijuar prej gjendjes së pandemisë globale, zhvilloi sot mbledhjen me përfaqësues të lidhjes së mësuesve të Greqisë, nën drejtimin e Anila Kila Velaj dhe përfaqësues të Qendrës së Botimeve për Diasporën, nën drejtimin e Mimoza Hysa.

Mësuesit e gjuhës shqipe, Iljaz Bobaj nga Patra, Aurela Konduri nga Selaniku, Mimoza Hida nga Athina, Valbona Mara nga Kavala, Vangjel Halilaj nga Kreta, Vera Shkurti nga Tinos, Majlinda Tota nga Katerini, diskutuan rreth: Mënyrës së zhvillimit të mësimit me nxënësit në Greqi në kushtet e pandemisë, ndihmesës së platformës digjitale të orfruar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, nevojës për tekste të unifikuara të shoqëruara me CD, mundësisë për programe televizive të mësimit të gjuhës shqipe, mundësisë për afate më të zgjatura dhe lehtësira për përgatitjen e dokumentacionit për njohjen e titujve të mësuesve në diasporë përmes MASR të Shqipërisë, organizimin e seminareve dhe trajnimeve të mësuesve, ngritjen e një platforme digjitale dhe hartimin e teksteve të përshtatshme për mësimdhënien në Diasporë etj. 

Palët propozuan ruajtjen e komunikimit dhe zhvillimit të mbledhjeve online në të ardhmen si një ndihmesë për diskutimin dhe zgjidhjen e problematikave të krijuara. Ndërsa mbledhjet do të vijojnë edhe me përfaqësuesit dhe drejtuesit e lidhjeve të mësuesve në vendet e tjera.