Lehtësimi i masave/ Rifillojnë shërbimet në konsullatën shqiptare në Mynih

E premte, 27 Qershor, 2025

Duke filluar nga dita e sotme rinisin shërbimet konsullore në përfaqësinë shqiptare në Mynih. Vendimi vjen pas lehtësimit të masave ndaj pandemisë Covid-19 në Bavari, shtetin e dytë më të populluar federal gjerman.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare, theksohet se maskat mbrojtëse dhe dorezat duhen vendosur me çdo kusht brenda ambienteve të konsullatës, ndryshe nuk do të lejohet aplikimi.

Sa i takon datave dhe orareve të reja të pritjeve të qytetarëve, Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Mynih i fton ata që të kontrollojnë postën elektronike pasi detajet do t’ju komunikohen nëpërmjet e-mailit.

Landi i Bavarisë nga data 27 prill 2020, e ka bërë me detyrim vendosjen e maskave mbrojtëse.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.