Britani/Mjekja shqiptare: Karantina do të ketë pasoja tek familja dhe komuniteti

E shtunë, 27 Prill, 2024

Arlinda Cerga Pashoja është pedagoge dhe hulumtuese në Institutin për Higjienën dhe Mjekësinë  Tropikale në Londër (London school of Hygiene and Tropical medicine).

Ajo është anëtare e një konsorciumi shkencor që mbështetet nga BE-ja, i cili përbëhet nga 17 institucione. Arlinda drejton punën në Shqipëri dhe në Kosovë.

Ndonëse me vonesë, shëndeti mendor, u bë shumë shpejt pjesë e strategjisë së qeverisë në luftën ndaj Covid 19. Problemet e shëndetit mendor që ndeshen gjatë izolimit janë afatgjata dhe i kushtojnë shumë ekonomisë. Vetëm depresioni dhe ankthi i kushton një trilionë dollarë në vit.

Për “Diaspora Shqiptare” ajo shpjegon disa nga pasojat që do të ketë një izolim kaq i gjatë.

“Ndryshimi mes shëndetit mendor dhe atij fizik, është se në rastin e shëndetit fizik vuan vetëm i sëmuri, kurse në rastet e shëndetit mendor, ka pasoja tek familja dhe komuniteti.

Të marrim shembullin e prindërve, nëse nëna apo babai vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, pasojat i vuajnë fëmijët. Në rastin e izolimit për shkak të pandemisë, këto situata rëndohen edhe më shumë.

Në Britaninë e Madhe ka pasur shtim të rasteve të të sëmurëve mendorë, në linjat e konsultimit është shtuar numri atyre që kërkojnë ndihmë, kryesisht nga të rinjtë dhe adoleshentët. Sipas një studimi të bërë në Kinë, kjo ndodh pasi të rinjtë përdorin më shumë rrjetet sociale, dhe bien në kontakt me informacione të pasakta dhe lajme të rreme. Kjo u shkakton atyre gjendje ankthi dhe humbje kontrolli.

Një tjetër kategori ku izolimi ndikon shumë tek shëndeti mendor janë mosha e tretë, pasi izolimi social dhe vetmia shkakton jo vetëm probleme të shëndetit mendor, por edhe probleme të tjera, si: diabeti, hipertensioni dhe problem me zemrën. Kjo është kategoria më e rrezikuar duke qenë se e ka më të vështirë të përdorë teknologjinë për të qenë në kontakt me të afërmit dhe frika se mund të sëmuren është gjithmonë e pranishme.

Ndërkohë një nga problemet e mëdha që ka shkaktuar izolimi, është shtimi i dhunës në familje, kryesisht ndaj grave. Edhe ky është një faktor rreziku për problemet e shëndetit mendor. Viktima vuan nga ankthi, nga problemet e humorit, ndonjëherë edhe nga stresi post traumatik.

Gratë e dhunuara kanë një kod të caktuar, dhe thjesht telefonojnë numrin që u është dhënë. Ato nuk kanë nevojë të flasin, thjesht identifikohen nëpërmjet kodit dhe vjen i merr policia për t’i strehuar në shtëpitë e sigurta.

Kategori tjetër e rrezikuar janë punonjësit shëndetësor, që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me të infektuarit me Covid. Në Kinë, këtu në Angli, po sidomos në Itali, ka pasur një numër të madh vetëvrasjesh nga radhët e personelit mjekësor.

Qeveria ka politika specifike për të këshilluar dhe për t’a pasur nën kontroll situatën, në çdo institucion apo ndërmarrje, drejtuesve u jepen udhëzime të caktuara se si të dallojnë simptomat tek punonjësit e tyre dhe se ku t’i referojnë.

Këtu ofrohen shërbime terapie me psikologë nëpërmjet teknologjisë digjitale.

Përsa i përket komunitetit shqiptar, në kulturën tonë ekziston tendenca për të mos kërkuar ndihmë në fazat e hershme të shqetësimeve mendore, por lihet deri në momentin kur këto probleme bëhen tepër të rënda dhe kronike. Kur arrijnë në këtë fazë është e vështirë për t’u trajtuar. Faktor luan mosdija dhe mosnjohja. Kur mjeku familjari referon tek psikologu, tërhiqen e thonë që nuk jam i çmendur.

Terapitë digjitale

Ne kemi filluar në Shqipëri me qendrat e shëndetit mendor, nëse dikush ka nevojë për të bërë terapi online. Ky shërbim u ofrohet falas te gjithëve.

Janë module të bazuara në terapi, terapia e njohjes dhe te sjelljes, pa psikolog.  Kushdo që do të donte t’a provonte, mund të dërgoj një email anonim, në adresën: unëluftojdepresionin.al.gmail.com

Kjo është krijuar nga 17 partnerë europianë, fillimisht në Universitetin e Lajpcigut, përdoret nga 17 shtete ne bote edhe është cilësuar nga Komisioni Europian si platformë që është provuar si e suksesshme  për parandalimin e vetëvrasjeve.

Për më shumë informacion, mund të kërkoni “ I fight depression”. Aty ku është flamuri shqiptar do ta gjeni platformën edhe në gjuhën shqipe.

Gjumi është kryesor she aktivitet fizik se janë të lidhura me problemet.

Këshillat që jepen në këtë periudhë për t’u kujdesur për shëndetin mendor janë:

  • Krijimi i një rutine.
  • Ushtrimi fizik, edhe brenda në shtëpi, të kërcesh me muzikë apo ushtrime të tjera online. Për të rriturit 30 min, për fëmijët një orë.
  • Dalja në natyrë, sigurisht brenda rregullave.
  • Gjumi është një nga elementët që është thelbësor, i lidhur me shëndetin fizik dhe atë mendor. Të shkohet në krevat në të njëjtën orë dhe të evitohet të fjeturit gjatë ditës.
  • Leximi, të dëgjuarit muzikë, kontakti me të dashurit.
  • Evitimi i ndjekjes së çdo edicioni lajmesh ne lidhje me koronavirusin.
  • Po kështu është e rëndësishme të qenit krijues në këtë periudhë izolimi, pasi humbja e vetëbesimit është një fenomen që ndodh në këto rrethana.”