AMF: Investitorë kujdes me platformat on line, ja faqet e parregjistruara

E shtunë, 27 Prill, 2024

Vëmendja ndaj platformave të tregtimit online për tregun forex apo tregje të tjera finaniare është rikthyer edhe një herë. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka bërë thirrje së fundmi ne një njoftim të tij për të pasur kujdes specifikisht ndaj disa faqeve që bëjnë thirrje për investime joshëse por që nuk janë të regjistruara pranë autoriteteve. Për rrjedhojë ato mbeten të pakontrolluara dhe mbarin risk të lartë për investitorët potencialë.

“Autoriteti i Mbikëqyrjes  Financiare (AMF) tërheq vemendjen e investitorit shqiptar mbi faqen e internetit https://www.fxshqip.com ku ofrohen këshilla dhe informacione jo vetëm për tregun forex, por për të gjitha fushat e tregjeve financiare. Gjithashtu, FXShqip pretendon të ofrojë menaxhim të portofolove të investitorit. Paralajmërojmë të gjithë investitorët, se FXShqip nuk është e licencuar, regjistruar apo e njohur nga Autoriteti i Mbikëqyrjes  Financiare.

Mbështetur në Ligjin nr. 9879 datë 21.2.2008 “Për Titujt”, asnjë shoqëri nuk mund të ofrojë apo promovojë shërbime të lidhura me investime në tituj, si këshillime, konsultime apo menaxhim portofoli brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, pa u licencuar, apo regjistruar më parë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Për më tepër, FXShqip nëpërmjet faqes së saj nuk e informon qartazi investitorin për lidhjen e saj me platformën e tregëtimit online të ofruar nga shoqëria e huaj e  brokerimit IQOption, me një gamë të gjerë produktesh financiare komplekse, jo të përshtatshme për cdo investitor dhe me rrezik të lartë, sic janë Kontratat për Diferencë (CFD) etj.

Në momentin që Ju regjistroheni për të hapur një llogari për të tregtuar nëpërmjet faqes së internetit të FXShqip, ju automatikisht bëheni klientë të platformës online të tregëtimit www.iqoption.com. Në këto kushte FXShqip, promovon produktet financiare të kësaj platforme duke vepruar si një agjent i paregjistruar/i panjohur nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Gjithashtu, Ju paralajmërojmë se shoqëria e brokerimit IQOption, e paautorizuar apo njohur për të ofruar produkte dhe shërbime në Republikën e Shqipërisë, disponon edhe një adresë interneti në gjuhën shqipe www.iqoption.al, e dedikuar në mënyrë të paligjshme për investitorin shqiptar.

Sipas legjislacionit në fuqi, një shoqëri brokerimi e huaj mund të ofrojë shërbimet e saj në territorin e Republikës së Shqipërisë përmes një agjenti të njohur dhe të regjistruar nga AMF.

Publiku duhet të jetë i qartë se Autoriteti nuk mund të mbrojë interesat e të gjithë atyre, që investojnë në subjekte apo platforma të palicencuara/regjistruara/njohura nga AMF.

Gjithmonë duhet të verifikoni identitetin e shoqërisë që po ofron produktet financiare dhe duhet të konsultoheni me listën e subjekteve të licencuara, që ndodhet në rubrikën Regjistri i të Licencuarëve të faqes zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare: www.amf.gov.al.

AMF është duke bashkëpunuar me autoritetet e tjera ligjzbatuese për të ndaluar aktivitetin e shoqërive të palicencuara/të paregjistruara/të panjohura nga Autoriteti” thuhet në deklaratën e AMF.

Kjo nuk është hera e parë që AMF nënvizon kujdesin për investimin në FOREX dhe tregje të ngjashëm ku platformat ku bëhen transaksione nuk janë të licencuara. Dy vite më parë pati disa precedente të ngjashëm që hapën debatin nëse këto platforma duhet të licencohen që të rregullohen apo thjesht duhet të nxitet ndërgjegjësimi i investitorëve për riskun e lartë duke evituar të qenurit pjesë e tyre.

Burim origjinal, këtu: