Ja cilat janë zonat e lira ekonomike në Shqipëri

E shtunë, 27 Prill, 2024

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor kanë qenë vazhdimisht nën vëmendjen e investitorëve të huaj për shkak të faktorëve të tillë fovorizues si: perspektiva për aderim në BE, pozicioni gjeografik, incentiva të favorshëm fiskalë dhe jo-fiskalë, krah pune të lire si dhe forcë punëtore të re dhe të shkolluar relativisht mire, por edhe stabilitet mokroekonomik.

Edhe pse vitet e fundit janë ndërrmarrë një sërë reformash strukturore, të mirëvlerësuara edhe nga institucione ndërkombëtare si Bankë Botërore, FMN, të tilla si: lehtësimi i klimës së biznesit, ulja e barrës fiskale, reformat e derregullimit, krijimi i One-Stop shop-ve, lehtësimi në hapjen e një biznesi të ri, ndryshimet ligjore në mbrojtje të investitorëve të huaj – përsëri ekonomitë rajonale karakterizohen nga nivele jo të larta të përthithjes së investimeve të huaja direkte, duke qenë nën potencialin e mundësh që mund të arrihej në bazë të pozicionit gjeografik që zotëron dhe afërsisë me tregjet e Bashkimit Europian. Përveç të tjerash, edhe brenda rajonit haset variacion i dukshëm lidhur me kapacitetet dhe shpërndarjen e IHD-ve duke i rezultuar disa ekonomi si më të suksseshme lidhur me shfrytëzimin dhe funksionimin e Zonave të Lira Ekonomike.

“Special Economic Zones – SEZ” – gjeografikisht zona të pakufizuara në të cilat kompanitë e lokalizuara brenda tyre përfitojnë përjashtime nga detyrimet standarde doganore dhe taksore të aplikueshme ndaj bizneseve jashtë zonës.

FIAS 2008, i klasifikon SEZ, si më poshtë vijon:

  • Zonat e Lira Tregtare
  • Zonat e Proçesimit të Eksporteve
  • Zonat e Sipërmarrjes (Zonë Biznesi, Park Industrial)
  • Zonat Teknologjike

SEZ në Ballkanin Perëndimor variojnë në:

  • “Zona të Lira” në Bosnie dhe Hercegovinë
  • “Zona Strategjike Biznesi” në Mal të Zi
  • “Zona të Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjik” në Shqipëri
  • “Zona të Zhvillimit Industrial Teknologjik” në Maqedoni

Pavarësisht ndryshimeve në emërtim, ato mund të konsiderohen të gjitha “Zona të Procesimit të Eksporteve”.

Shqipëria është përpjekur të zhvillojë një politikë efektive lidhur me SEZ për dy dekada, por ka hasur pengesa për shkak të problemeve me pronësinë dhe stabilitetit të ulët politik;

Zona e parë e lirë u formua në Vlorë (2009) – e cila nuk kaloi dot përtëj fazës së licensimit, kryesisht për shkak të problemeve me pronësinë;

Në vitin 2015, emërtimi për SEZ në Shqipëri ndryshoi duke u quajtur ”Zona te Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjik” (TEDA);

SEZ dhe Ballkani Perëndimor

  • Bosnie dhe Herzegovina

Ligji mbi SEZ u adoptua në 2009. SEZ në veçanti, u zgjerua në industritë e vjetra, të cilat kishin pësuar kolaps nga lufta;

Pengesa për investitorët– Pasiguri ligjore si pasojë e ndryshimeve të shpeshta në legjislacion dhe mungesa e kordinimit institucional;

  • Maqedonia

Ligji mbi SEZ u adoptua në 2007. Plotësisht të zotëruara nga shteti, me përjashtim të SEZ në Tetovë, e cila është një PPP midis autoritetit të SEZ dhe autoritetit norvegjez;

Kryesisht nxitet hyrja e investitorëve të huaj dhe e kompanive kapital intensive dhe me teknologji të lartë;

  • Mali i Zi

Ligji mbi SEZ u adoptua në 2016. Synohet zhvillimi në formën e një zone të procesimit të eksporteve në nivel kombëtar dhe lokal;

  • Serbia

Synon një zhvillim të SEZ nisur nga baza, nëpërmjet krijimit të zonave të proçesimit të eksporteve në nivel lokal por me autorizim nga njësia qendrore në qeveri, duke krijuar një lidhje midis kompanive në zonë dhe pjesëve të tjera të administratës publike;

Shembull i sukseshëm – zona e Pecinci në Vojvodinë, duke u zhvilluar në fillim si zonë industriale, e cila tërhoqi investitorë të huaj si Bosch. Njësia administrative lokale operon si një Stop-Shop, duke siguruar tokë, liçensat, lejet e ndërtimit,etj, duke sjellë edhe një zhvillim ekonomik domethënës për këtë  njësi administrative.

Shqipëria ofron veçanërisht për TEDA:

  • Mallrat shqiptare që hyjnë në TEDA përjashtohen nga taksa e TVSH-së dhe mund të transportohen nga një TEDA në një tjetër pa paguar detyrimet doganore apo TVSH-në;
  • Shpenzimet kapitale janë 20 % të zbritshme për një periudhe 2 – vjeçare, për zhvilluesit dhe përdoruesit, të cilët investojnë në TEDA brenda tre viteve të para të funksionimit të saj;
  • Zhvilluesit dhe përdoruesit janë të përjashtuar nga 50 % e tatimit mbi fitimin për një periudhë prej 5 vitesh;
  • Projekti i zhvilluesit është i përjashtuar nga taksat e infrastrukturës;
  • Pagat dhe kostot sociale janë 150 % të zbritshme për vitin e parë dhe shpenzimet e reja për pagat dhe kostot sociale në krahasim me vitin e kaluar janë 150 % të zbritshme për vitet në vijim;
  • Shpenzimet e trajnimit si dhe kostot për Kërkim dhe Zhvillim dyfish të zbritshëm për një periudhë prej 10 vitesh;
  • Incentiva jo-fiskale, për nxitjen e punësimit duke rritur shpenzimet e njohura, për kualifikimin e personelit dhe kërkim zhvillimi;
  • Oferta e produkteve shqiptare, që supozohet të bëhet pjesë e zonës, duhet konsideruar si ofertë për eksport në shkallën zero (pa pengesa tregtare);
  • Ndërtesat pjesë e TEDA, përjashtohen nga taksat për një periudhë prej 5 vjetësh, si dhe përjashtohen nga taksat e transferimit të pronësisë.

*Përgatitur nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare