Korriku i këtij viti, shënon 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Konfederata e Zvicrës njohu zyrtarisht Shqipërinë në vitin 1922. Shtatë vite më vonë të dy palët nënshkruan Konventën e Vendosjes së Marrëdhënieve Tregtare.
Ndersa marrëdhënie diplomatike me palën shqiptare Konfederata e Zvicrës i vendosi në vitin 1970. Pas rënies së regjimit komunist, Zvicra hapi ambasadën e saj në qytetin e Tiranës.
Që nga ky moment marrëdhëniet mes dy palëve morën një vrull të ri. Marrëdhëniet politike mes Konfederatës Zvicerane dhe Republikës së Shqipërisë vlerësohen nga të dyja palët si mjaft të mira.
Qeveria shqiptare ndër vite, e ka konsideruar si shumë të rëndësishëm zhvillimin e marrëdhënieve të gjithanshme me Konfederatën e Zvicrës.
Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Zvicrës janë vendosur para 50 vitesh. Mirëpo, bashkëpunimi ekonomik filloi në fillim të viteve ’90-a.
Shqipëria e konsideron Zvicrën një partner shumë të besuar dhe një vend prioritar sa i përket bashkëpunimit për zhvillim. Të dyja vendet ndajnë interesa në zhvillimin dhe stabilizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Zvicra është ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës. Ajo mbështet lidershipin proaktiv rajonal të Shqipërisë si dhe aspiratat e Shqipërisë për në BE.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.