Forumi Shqipëri-Greqi: Bashkëpunim mes Ndërtimit, Mikpritjes dhe Energjisë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Më 27 shtator 2024, Tirana do të mirëpresë një forum të rëndësishëm që synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Greqisë në sektorët e ndërtimit, mikpritjes dhe energjisë së rinovueshme. Organizuar nga RUMMING Group, në bashkëpunim me Shoqatën Industriale, Tregtare dhe Profesionale Greko-Shqiptare, ky event do të mbledhë kompanitë më të mëdha të të dy vendeve për të eksploruar mundësitë e reja të bashkëpunimit dhe për të thelluar partneritetet ekzistuese.

Forumi, që do të zhvillohet nga ora 9:00 deri në 11:00, në ambientet e Arka Hotel është një platformë e veçantë për liderët e industrisë, drejtues të korporatave dhe ekspertë të sektorëve strategjikë, për të diskutuar mbi inovacionet më të fundit në ndërtim, zhvillimet e mikpritjes dhe potencialin e madh të energjisë së rinovueshme në rajon. Panajot K. Rumi, CEO i RUMMING Group dhe President i Shoqatës Greko-Shqiptare, shprehu entuziazmin e tij për mundësitë që ky forum do të ofrojë për të dyja vendet. “Bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Greqisë është një bazament i fortë për zhvillimin e qëndrueshëm të të dyja vendeve. Ky forum është një mundësi për të diskutuar projekte të reja dhe për të zgjeruar horizontet e bashkëpunimit tonë”, tha Rumi për Diaspora Shqiptare.

Në forum do të marrin pjesë kompanitë më prestigjioze nga të dyja vendet si dhe liderë të industrive të mikpritjes.

Diskutimet do të përqendrohen në zhvillimet e fundit në teknologji ndërtimore, përmirësimin e standardeve të mikpritjes dhe zgjerimin e investimeve në burime të rinovueshme të energjisë.

Ky event është një mundësi për të forcuar marrëdhëniet ekonomike dhe për të hapur rrugë të reja për rritje në të dy vendet. Sipas organizatorëve, është gjithashtu një hap përpara drejt një rajoni më të integruar ekonomikisht dhe më të qëndrueshëm.

RUMMING Group dhe Shoqata Greko-Shqiptare, që kanë organizuar forume të ngjashme edhe në të kaluarën, synojnë që ky event të jetë vetëm fillimi i një serie bashkëpunimesh të suksesshme.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.