Rrjeti Shqiptar të Biznesit në Zvicrën Qendrore me drejtues z.Florim Useini, është themeluar në vitin 2018 si pjesë e degës së Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër
« Rrjeti ynë pati fatin e mirë që shpejtë të bashkoj e të organizoj subjekte të shumta afariste, duke përmbyllur kështu vetëm një pjesë të zotimeve fillestare. Mbase mund të themi se edhe strategjia e organizimeve tona nëpër kantone doli të ishte mjaft produktive, sepse falë komunikimeve të vazhdueshme shumë shpejt u forcua besimi, u shtua serioziteti në punë dhe brenda një kohe relativisht të shkurtër bëri që të hapet tashmë një firmë e përbashkët e aksionerëve, që e emërtuam «Union Invest AG», president i së cilës është zoti Mehdi Avdijaj… » tha ne vzahdim z. Useini, citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Në këtë mbremje në cilesinë e anëtarirt të nderit mori pjesë edhe humansiti dhe biznesi i njohur nderkombëtar Lazim Destani. Ai pasi uroi përshëndeti dhe ju uroi suksese kryesisë Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër dhe shumë pjesemarreshve afaristë dhe biznesmene nga viset shqiptare (Maqedonia Veriore, Kosova, Lugina e Preshevës) që jetojnë dhe veprojnë në Zvicer, kryesisht në kantonin e Luzernit, në fjalimin e tij inkurajoi biznismenët e rij shqiptar të Zvicrës Qendrore dhe me gjërë se si duhet zhvilluar biznesin e tyre, ku shfrytëzoi përvojën e tij të madhe që ka në fushen e biznesit në vendet e ndryshme të botës.
“Është kënaqesi kur ju shof kështu bashkarisht, sepse të ndarë nuk i kontribuojnë as proceseve kombëtare e as atyre ekonomike dhe zhvillimore. Ju jeni model edhe për organizatat tjera të bizneseve që aty-këtu veprojnë ende të ndara.. ”, është shprehur biznesmeni Destani i cili ju foli të pranishëm se si mund të arrihen sukseset në biznes, duke përmendur këtu tri parime, shtylla baze (Ideja, llogaria dhe fianancimi) për të hyrë në biznes dhe për t’ia arritur qëllimeve me sukses.





