Sot të gjithë fëmijët gëzojnë festën e tyre, pavarësisht vendit ku jetojnë.
Disa nga shkollat shqipe në Kanada, Itali dhe Angli janë kujdesur që në kuadër të 1 Qershorit, fëmijët të urojnë bashkëmoshatarët e tyre nëpërmjet një videoje ku interpretojnë vargje në gjuhën e nënës, po qoftë edhe pjesë muzikore.
Fëmijët e shkollës shqipe në Winnipeg të Kanadasë, kanë zgjedhur të recitojnë vargjet e poezisë “Himni i Jetës”, nga misionarja katolike shqiptare Nënë Tereza.
Ndërsa nxënësit e shkollës shqipe në Rovigo të Italisë i përshëndesin bashkëmoshatarët e tyre me performanca të përzgjedhura muzikore, të interpretuara me instrumentin e violinës dhe pianos.
Në shkollën shqipe të shoqatës “Ardhmëria” në Kilburn të Anglisë, urimi për ditën ndërkombëtare të fëmijëve, vjen jo vetëm nga dy të tillë, por edhe nga nëna e tyre.
Urime të ngrohta nuk kanë munguar edhe nga nxënësit e shkollës shqipe “Scanderbeg” në Parma të Italisë. Duket se, 1 Qershori ka bërë bashkë fëmijët shqiptarë kudo ku ndodhen.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.