SHBA/Mjekja shqiptare Linda Ciu tregon eksperiencën në vijën e parë kundër COVID

E martë, 30 Prill, 2024

Dr. Linda Ciu është mjeke pediatre që jeton në Massachusetts. Si shumë koleg të saj në mbarë botën gjatë periudhës së pandemisë dhe ajo shërbeu në vijën e parë të emergjencave COVID. E larguar nga Shqipëria në vitin 1999, me një karrierë të gjatë në pediatri Dr. Ciu rrëfen për situatën në qytetin e saj, ndikimin e virusit në jetën e njerëzve dhe disa të vërteta për vaksinën BCG, për të cilën shqiptarët mendojnë se ka luajtur një rol kyç në luftën kundër COVID.

Dr.Ciu, bota është në luftë pandemike cila është detyra juaj në këtë situatë tragjike?

Detyra jone si mjeke është jo vetëm të ofrojmë ndihmë të shpejtë dhe cilësore për fëmijët e moshave 0-18 vjeç, duke lehtësuar kështu repartin e Emergjencës në spitale, por të mbulojmë dhe shërbimin e mjekëve pediatër në komunitetet për rreth, kur nuk mund të shohin pacientët e tyre, ose mbas orarit të vizitave. Deri para një viti dhe unë kam punuar si pediatre në shërbimin parësor për 15 vite këtu në Amerikë.

Ju jetoni në qytetin e Worcester, në Massachusetts, që kur u hap ky virus vdekjeprurës keni qenë e frikësuar për familjen tuaj, ose si e menaxhoni stresin e familjes suaj?

Si mjeke pediatre prej më se 30 vjetësh kur gjysmën e pare të viteve kam punuar në Shqipëri,  kjo nuk është epidemia e parë për mua. Natyrisht niveli i ankthit për vete dhe familjarët është i madh, por i menaxhueshëm. Nga ana tjetër, kam fatin, që në qendrën ku punoj, nuk ka pasur mungesa të materialeve mbrojtëse, dhe kemi organizuar seleksionin e pacientëve dhe mënyrën e ekzaminimit me metoda të reja krijuese, për të pakësuar ekspozimin tonë dhe të personelit ndihmës.

Gjithashtu vajza është mjeke dhe punon tek spitali “Mount Sinai” në NYC si geriatre dhe bashkëshorti i saj është drejtori klinik i departamentit të Urgjencës së spitalit, por deri tani nuk janë sëmurur, dhe e manaxhojnë stresin me optimizëm, pa ankth. Bëjmë face time ditore midis nesh, dhe shpesh rreth orës 7 të mbrëmjes, kam dëgjuar jehonën e duartrokitjeve të njerëzve për punonjësit e shëndetësisë, nga apartamenti  tyre, që është emocionuese.

Fakti që të gjithë ne, si mjekë, ia kemi dedikuar jetën tonë, shërbimit të njerëzve në nevojë, dhe kemi bërë betimin e Hipokratit, ndihmon që të përballojmë këto situate të vështira.

Gjatë shërbimit tuaj në shëndetësi në këtë kohë keni pasur raste me pacientë shqiptarë?

Në kliniken time nuk kam pasur fëmijë shqiptarë që të kenë rezultuar pozitiv. Bashkëshorti im, i cili punon me komunitetin shqiptar në Worcester, ka dëgjuar për disa raste, por jo fatalitete. Një lajm I mirë dhe optimist është që vjehrra ime, 87 vjeç, u sëmur në Nursing Home, por e kaloi lehtazi.

Nga ana tjetër do të dëshiroja ti përgjigjesha spekulimeve se vaksina e BCG në të kaluaren, te mbron nga virusi. Fatkeqësisht nga studime të fundit (më i fundit studim izraelit ) ka rezultuar se kjo vaksinë nuk ka efekt mbrojtës. Për ne si shqiptarë, që kemi qenë vaksinuar rutine, ishte pak shpresëdhënës por rezulton që nuk ka bazë shkencore.

Cilat janë këshillat tuaja si doktoreshe në këtë fushë dhe a mendoni se do të zhduket së shpejti kjo pandemi globale që po merr me shpejtësi jetë njerëzish?

Si mjeke pediatre, në cdo stinë dimri, jemi në kontakt me viruse të rrezikshëm, ku fëmijët janë bartësit dhe vektorët më të shpeshtë dhe këto viruse kanë sëmundshmëri të lartë ndër të prekur. Përveç gripit stinor, kemi pasur stinë ku gripi i derrit apo “bird flu” kanë qenë shumë të rrezikshëm fillimisht, apo dhe epidemi fruthi nga refuzimi i vaksinës. Shumica e këtyre viruseve nuk përbejnë më rrezikshmëri të lartë, sepse janë përfshirë në vaksinën e gripit që jep mbrojtje të pjesshme deri 60 përqind, dhe me kalimin e viteve, mbrojtja ka efekt kumulativ.

Deri sa të kemi një vaksinë ndaj Covid, duhet të zbatojmë me rigorozit të shtuar rregullat e higjenës, dhe për më tepër distancimin social dhe maskat. Ajri i pastër në natyrë, sidomos me ardhjen e stinëve të buta, do të ndihmojë jo vetëm shëndetin fizik por dhe atë mendor, në këtë pandemi.

Nju Jorku është shteti më i kapur prej fyti nga Coronavirusi si do të parandalohet kjo epidemi që po merr jetë njerëzish?

Nju Jorku është qendër e fluturimeve nga bota dhe njëkohësisht ka dendësi të madhe të popullatës, që shpjegon dhe sëmundshmërinë e lartë. Lajm i mirë është që rastet janë në ulje të vazhdueshme si dhe rastet e paraqitjes në spital apo shtrimeve.

Sistemi mjekësor amerikan tregoi se ka resiliencëtë lartë dhe e përballoi situatën pa pasur kolaps apo mungesa ventilatorësh apo shtretërish. Nga ana tjetër sektori privat ju përgjigj shpejt duke shtuar prodhimin për t’u përgjigjur nevojave të shtuara për pajisje mbrojtëse apo mjekësore, si dhe industria/shkencëtarët farmaceutike po punojnë me shpejtësi për një vaksinë efikase dhe testime të shpejta sa më cilësore.

Fakti është që numri i rasteve do të ketë ngritje nga rihapja e aktiviteteve, por që do të jenë besoj të përballueshme.

Shpresat janë të mëdha, për një vaksinë të efektshme, gjithashtu së shpejti do kemi dhe rezultate të sakta të studimeve shkencore që po bëhen në spitalet e Nju Jorkut dhe gjetkë, për trajtime sa më efikase lidhur me  parandalimin apo mjekim të hershëm të të prekurve duke evituar kështu format e rënda që përfundojnë në reanimacion.

Nga ana tjetër testimet në Amerikë janë rritur jashtëzakonisht shumë dhe janë në përmirësim të vazhdueshëm cilësor, për të qenë sa më të saktë, kjo do të lehtesojë dhe parandalimin e një rritjeje drastike të rasteve me rihapjen .

Keni frikë nga ky virus vdekjeprurës se mos ju transmetohet nga të sëmurët?

Natyrisht ky është rreziku ditor për ne, dhe prandaj kujdesi duhet të jetë konstant, duke filluar nga përdorimi i kompleteve mbrojtëse, larja e shpeshtë dhe dezifektimi i duarve dhe sipërfaqeve në mjedisin ku punon, por dhe kujdes i lartë kur kthehesh në shtëpi, që mos të biesh virusin në mjediset shtepiake.  Kujdes në ndërrim të menjëhershëm në një mjedis të caktuar në hyrje, dezifektim i shpeshtë i sipërfaqeve shtëpiake apo larje me temperaturë të lartë të veshjeve.

Si mendoni për gjendjen e Shqipërisë parë me syrin tuaj si shqiptare, por dhe si mjeke midis dy kontinenteve?

Shqipëria ka pasur raste të ulta në krahasim me rajonin, te lidhura me një mbyllje apo lock down drastik. Të gjithë e kuptojmë që një mbyllje drastike fillimisht është e kuptueshme për t’i dhënë kohë sistemit shëndetësor të marrë masa për të siguruar bazë materiale të mjaftueshme për punonjësit e shëndetësisë që mos të sëmuren, të sigurojë më shumë aparatura dhe mjekime sado pak efikase deri tani për të parandaluar rastet e rënda dhe numër testesh të bollshme për të gjurmuar sëmundjen dhe parandaluar përhapjen. Këto janë në dorë të qeverisë. Intervali kohor i karantinës absolute ka qenë më se i mjaftueshem per të siguruar kushtet dhe nevojat e mësipërme. Mbyllja e stërzgjatur nuk është më e dobishme, dhe sidomos sa më i varfër vendi aq më të tejskajshme jane pasojat ekonomike.  Gjithashtu stina e butë duhet shfrytëzuar për efektet pozitive për shëndetin fizik dhe mendor. Nuk po hyj në aspektin ekonomik të stërzgjatjes së izolimit, por nga pikëpamja shëndetësore, relaksimi i karantinës padyshim që shoqërohet me numër rastesh të reja të infektuara , prandaj logjika e stërgjatjes së izolimit , apo rikthimi tek një izolim drastik është i pakuptimtë dhe abuzues.

Cili është edukimi juaj dhe si i keni ngjitur shkallët e karrierës në mjekësi dhe në Amerikë?

Une kam lindur dhe rritur në Tiranë, filloren e kam mbaruar tek shkolla “Kosova”, pastaj tetevjecaren tek “Fan Noli” dhe gjimnazin tek “Sami Frashëri “ ku kam mbaruar me medaljen e artë, fakt që më mundësoi pranimin në  Fakultetin e Mjekësisë, në 1981-1986. Fakultetin e Mjekësisë e mbarova me diplomë “shkëlqyer “. Fillimisht kam punuar në Spitalin pediatrik në Tiranë dhe më pas u bëra dhe pedagoge e Katedrës së Pediatrisë. Në 1992 kalova në Neonatologji, specialitet që merret me kujdesin e të porsalindurit dhe u zhvendosa në Maternitet.

Më 1994 pata fatin të fitoj një burse 6 mujore “Fulbright “ dhe shkova për research pranë USCF -San Francisco në Neonatologji , që ishte një experiencë e jashtëzakonshme . Më pas u ktheva dhe kam punuar ne Atdhe deri më 1999, gjate kësaj kohe mbrojta dhe doktoratën në Neonatologji.

Kam qenë anëtare / konsulente e grupit të Organizates Botërore të Shendetit  për mbledhjen e të dhënave perinatale. Në mars 1999 emigruam në USA, me ribashkim familjar nga ana e bashkëshortit. Mu desh të kaloj provimet për konvertimin e diplomës, që morën rreth 1 vit, dhe më pas bëra 3 vjet specializim ne Pediatri pranë UMASS hospital center. Kam praktikuar në Massachusetts si pediatre e përgjithshme qysh prej vitit 2004 deri sot. / Illyria