Presidenti i Nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Lazim Destani i ftuar nga Bundestagu Gjerman, dje dhe sot mori pjesë në takimin e përvitshëm në Berlin, ku po zhvillohen diskutime për Europën e bashkuar, për integrimin e Ballkanit dhe rrugën e tij drejt një zhvillimi të përparuar perëndimor.
“Takimi vjetor i Berlinit, krahas deputetëve të Bundestagut e politikanëve gjermanë, edhe këtë vit i bëri bashkë shumë personalitete nga jeta aktive politike dhe nga sfera e biznesit, të ardhur nga e gjithë bota. Ndër temat e ndryshme këtu, diskutime të frytshme zhvilluam edhe mbi nevojën e integrimit të përshpejtuar të vendeve të Ballkanit në BE ndërsa vëmendje të posaçme i kushtuam çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën.
Ky takim në Bundestag ishte një ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare ku personalitete të shquara nga mbarë bota, në frymë bashkëpunimi, ndajnë vizionin e përbashkët – vende progresive e të lira” shkruan Destani në profilin e tij në Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.