Në Francë OECD, po mban këto ditë Konferencën ndërministeriale të nivelit të lartë për Europën Juglindore, me temë “Human Capital Flight” Shaping the future together”.
Pjesëmarrëse në këtë konferencë është edhe Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, përfaqësuar nga drejtoresha Prof. Assoc. Dr. Soana Jaupllari.
Pjese e konferencës ishte edhe prezantimi i raportit të OECD “Labour Migration in the Western Balkan Countries: Mapping Patterns, Addressing Challanges and Reaping Benefits”, raport në të cilin Dhoma e Biznesit të Diasporës dha inputet dhe kontributin e saj.
Gjatë konferencës u zhvilluan dy panele ministeriale me përfaqësues të nivelit të lartë të qeverive të vendeve të Ballkanit Perendimor dhe Europës Juglindore si dhe të OECD. Konferencën e përshendeti edhe z. Oliver Várhelyi, komisioner për zgjerimin, komisioni Europian, i cili e vuri theksin në rëndësine e avancimit se përfshirjes se vendeve te Ballkanit Perëndimor në familjen europiane.
Ne panelin e parë u diskutuan potencialet për nxitjen sasiore dhe cilësore të punësimit dhe zhvillimit si dhe për kanalizimin e remitancave, investimeve dhe “know how” në mënyrë më produktive. Gjithashtu diskutimet u zgjeruan edhe në panelin e dytë, rreth eksplorimit të mundësive se si vendet e Europës Juglindore, mund të tejkalojnë sfidat prej ndryshimeve teknologjike me qellim rritjen e konkurrueshmërise, zhvillim të qëndrueshëm dhe kohezion social.
Në këtë panel, Shqipëria u përfaqesua nga Ministr ja e Financave dhe Ekonomisë znj. Delina Ibrahimaj e cila foli për digjitalizimin e shërbimeve publike në Shqipëri dhe theksoi rëndësinë e hartimit të politikave, të cilat lejojnë shfrytëzimin e përfitimeve të revolucionit digjital, në mënyrë që të maksimizohen përfitimet nga teknologjia e re dhe të minimizohen pengesat e pashmangshme afatshkurtra.
Gjate konferencës pjesëmarrësit u njohën me dy projektet e Dhomës së Biznesit të Diasporës “ Fluturoj me Shqipen” dhe “Instrumenti financiar i Diasporës”, projekte të cilat qëndrojnë në përputhje të plotë me sfidat e adresuara në konferencë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.