Itali /Këngëtari lirik shqiptar Gëzim Myshketa, mesazh per njohjen e vendlindjes

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Këngëtari lirik shqiptar Gëzim Myshketa, i cili jeton prej vitesh në Itali, vjen së fundmi me një mesazh për njohjen e vendlindjes. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Myshketa i bën thirrije bashkatdhetarëve të tij të vizitojnë parqet arkeologjike dhe vendet historike, të cilat do të hapen pas dy muajve pikërisht më 18 maj.

“Unë nuk dua t’ju flas sot nëpërmjet muzikës, por t’ju jap një mesazh dhe të përpiqemi të dashur miq që në këtë periudhë, sipas mundësive, të vizitojmë parqet tona arkeologjike, vlerat tona muzeale, vendet tona historike të cilat fatmirësisht, falë Zotit dhe trashëgimisë tonë të jashtëzakonshme që të parët tanë na kanë lënë, i kemi me tepricë në atdheun tonë”, shprehet këngëtari lirik në videon e publikuar në Facebook nga Ministria e Kulturës.

Gjatë periudhës së karantinës, Gëzim Myshketa i ka qendruar pranë publikut duke i ofruar nga rrjetet sociale interpretim të disa prej kryeveprave të muzikës shqiptare, midis të cilave këngën “Baresha” nga Nexhmije Pagarusha, “Valsi i Lumturisë” nga Vaçe Zela, “Jon” nga Ardit Gjebrea, etj.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.