Një autobus me nxënës është sulmuar me armë këtë të premte në Gllogjan të Deçanit në Kosovë.
Express raporton se përveç shoferit të autobusit dhe dy nxënësve, ka vdekur edhe fatorino i autobusit.
Emrat e viktimave sipas të dhënave paraprake janë shoferi Gani Gjokaj dhe nxënësit Ledjon Hamazi e Ledjana Mustafaj
Familjarët janë parë të traumatizuar në spitalin e Pejës duke pritur informacion për gjendjen e të afërmve të tyre.
Ndërsa, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj për Express tha se autobusi po barte nxënësit nga Gjakova për në Deçan.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.