Pianistja shqiptare, Dhurata Lazo mahniti publikun bullgar me recitalin e saj në “Muzeun e Tokës dhe Njeriut”. Nën tingujt e pianos, ndër pjesët e tjera të famshme të pianos nga Chopin dhe Moxart, ajo prezantoi muzikën shqiptare duke interpretuar “Improvizim” nga kompozitori i madh Çesk Zadeja.
Lexo edhe: Profil / Dhurata Lazo, një histori suksesi shqiptar në skenat e Europës
Dhurata Lazo lindi në qytetin e gurtë të Gjirokastër dhe nisi të hidhte hapat e parë të rrugëtimit të saj të gjatë mbi tastierën e pianos qysh kur ishte gjashtë vjeç. Krejt rastësisht u gjend para këtij instrumenti mistik dhe në përmasa të mëdha. Me talent të lindur në një familje që e donte artin, por që nuk e kishte traditë këtë lloj arti, Dhurata do të linte pas shumë ëndrra dhe lojëra të fëmijërisë duke zgjedhur pikërisht pianon si sfidën më të madhe për të ardhmen e saj.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.