Gjatë vizitës së saj disaditore në kuadër të kremtimit të 533 vjetorit të Horës së Arbëreshëve në Itali, Drejtoresha Ekzekutive e AKD, Sonila Hysi u mirëprit sot nga Kryetari i Bashkisë së Palermo Prof. Leoluca Orlando. Në takim ishte prezent dhe Kryetari i Bashkisë së Hora e Arbëreshëve z. Rosario Petta.
Gjatë takimit u vu theksi, mbi identitetin dhe integrimin të Diasporës Shqiptare Arbëreshe në Itali. Znj. Hysi falenderoi Bashkinë e Palermos për realizimin e politikave shembull mbi migracionin si dhe theksoi rëndësinë e politikave të shtetit pritës në integrimin e komunitetit shqiptar në Itali.
Lexo edhe: Drejtoresha e Agjencisë së Diasporës për RAI: Të gatshëm për projekte të reja
Të dy palët shprehen vlerësimin mbi rëndësinë që mbart komuniteti Arbëresh në Itali për vlerat historike e kulturore, ruajtjen e gjuhës dhe traditave shqiptare.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.