Paraqitja e mbrëmshme e Granit Xhakës në ndeshjen kundër Francës ka qenë me të vërtetë mbresëlënëse aq sa lojtari më i mirë i ndeshjes nga UEFA nuk u shpall as Seferoviç i cili shënoi dy gola e as Zomer i cili priti penalltinë vendimtare, por mesfushori shqiptar i helvetëve.
Ai ishte i jashtëzakonshëm gjatë ndeshjes duke dueluar me mesfushorët e Francës e duke nisur aksionet e golave, ndërsa nga këmbët e tij erdhi asisti për golin e 3-3. Por ai u shfaq edhe si një lider i vërtetë, duke motivuar ekipin në çdo moment e sidomos në pushimet para kohëve shtesë dhe para penalltive.
Xhaka refuzoi të gjuante një nga 5 penalltitë e para, por pas fitores ishte ndër më të ekzaltuari dhe nuk ngurroi që të polemizonte gjatë festimit të tij. Ai shkoi menjëherë para një prej kamerave, tregoi flokët dhe shenjën e gërshërëve. Pastaj vuri gishtin te buzët duke bërë shenjë që njerëzit të heshtnin, duke kujtuar kritikat që kishte marrë për modelin e flokëve para fillimit të Europianit. Padyshim, një natë që nuk do të harrohet lehtë për mesfushorin…
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.