Erida Gjini: Horizonti i ri i biomatematikës dhe rëndësia në jetën e përditshme

E diel, 5 Maj, 2024

Matematika është një shkencë që mbase mund të duket shumë e vështirë për shumë prej nesh, por me një rëndësi themelore pasi është ajo që bën jetën tonë të rregullt, na ndihmon me fuqinë e arsyetimit, krijimtarinë dhe të menduarit, aftësinë për të zgjidhur problemet. Mbase dikush mund të mendojë se në jetët tona të përditshme si shkencë nuk ndikon shumë, por ja që nuk është kështu.

Dr.Erida Gjini, e cila jeton në Lisbonë të Portugalisë dhe është kërkuese shkencore në fushën e biomatematikës në Instituto Superior Tecnico atje, në këtë intervistë për “Diaspora Shqiptare” rrëfen se përdor matematikën për t’iu përgjigjur pyetjeve biologjike dhe si një frymëzim për mjetet të e reja matematikore. Shkencat e aplikuara janë interesi i saj kryesor dhe si anëtare e Komisionit të Matematikës dhe Informatikës pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë shpreson që specialistët shqiptarë të diasporës të mund të kontribuojnë me njohuritë, reputacionin, kohën dhe rrjetet e tyre të kontakteve. Dr. Erida flet dhe për rëndësinë e matematikës në këto kohë pandemie si dhe si ndikon në të përditshmen tonë duke nisur nga siguria ushqimore apo farmaceutike deri në hartimin e politikave të shëndetit publik.

Ju falënderoj për intervistën znj. Gjini. Për të gjithë publikun shqiptar, kush është Erida?

Ju faleminderit juve për interesin. Unë jam kërkuese shkencore në fushën e biomatematikës, e prirur që e vogël për ndërthurjen e disiplinave të ndryshme, dhe gjithmonë me një kuriozitet e mrekullim ndaj natyrës. Kam lindur në Elbasan, në një familje me tradita në arsim, dhe aktualisht jetoj e punoj në Lisbonë, Portugali. Larguar nga Shqipëria në moshën 16 vjec me një bursë për në Kolegjin e Botës së Bashkuar në Itali, i vazhdova studimet e larta në Utreht, Hollandë, dhe më pas doktoratën për matematikë në Universitetin e Glasgow-t, Skoci. Jetesa në shumë shtete më ka bërë të njoh kultura të ndryshme nga afër, mënyra të jetesës, arsimit, mendimit, më ka dhuruar miq nga të gjitha anët e botës.

Edhe pse kam qenë gjithmonë jashtë Shqipërisë, kohët e fundit kam filluar të krijoj kontakte profesionale dhe me botën akademike shqiptare. Në vitin 2018 organizova workshop-n e parë të parë të Biologjisë Matematike dhe Komputacionale në Shqipëri , në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave. ku lektorë të huaj biomatematicienë, ndanë eksperiencën e tyre me studentë dhe kërkues shqiptarë gjatë katër ditëve. Vitin e kaluar u angazhova si pedagoge e jashtme në Departamentin e Matematikës së Aplikuar në Universitetin e Tiranës, dhe së fundi, bashkëorganizova me një kolegen time dhe ajo në diasporë, Blerina Sinaimeri, simpoziumin Modele Matematikore dhe Komputacionale për Shkencat e Jetës.

Doktoreshë shkencash, prej kohësh jepni kontributin tuaj në fushën e biomatematikës dhe pjesë e Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Na shpjegoni pak se si funksionon përdorimi i mjeteve matematikore për të studiuar sistemet natyrore apo biologjike?

Është e vërtetë, duket pak e çuditshme. Por matematika hyn shumë në biologji. Është e pamundur të kuptohet natyra pa patur modele statistikore dhe matematikore, duke filluar nga ato më të thjeshtat tek më të komplikuarat. Pas çdo të dhëne nga proceset biologjike, fshihet mbrapa një model, qoftë në matjen e një variable, në analizat krahasuese, në interpretim dhe në lidhjen me variablat e tjera. Matematika këtë e bën në mënyrë ekzakte dhe të riprodhueshme. Është baza e gjithë shkencës. Veçanërisht në biologji, ku sistemet natyrore janë shumë komplekse dhe dinamike, matematika arrin të thjeshtëzojë studimin e tyre. Me anë të modeleve ne imitojmë natyrën ‘në miniaturë’, por edhe e kuptojmë më mirë se si funksionon ajo, se si mund të kontrollohet ky apo ai proces, dhe mund të bëjmë parashikime të dobishme.

Një nga aktivitetet tuaja të fundit ka qenë dhe simpoziumi “Modele Matematikore dhe Komputacionale për Shkencat e Jetës” bashkë me dr. Blerina Sinaimeri dhe Akademinë e Shkencave. Nisur nga kjo doja të dija se si mund ta “përkthejmë” dobinë e biomatematikës në jetën tonë të përditshme, si kontribuon ajo?

Po, aktiviteti i fundit ka qenë Simpoziumi Modele Matematikore dhe Komputacionale për Shkencat e Jetës, i realizuar në 3-4 qershor 2021, i tëri online, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe i konceptuar dhe drejtuar bashkë me kolegen time bionformaticiene në Romë, dr. Blerina Sinaimeri. Ky simpozium nisej nga nevojat e mëdha që ka Shqipëria për modernizim të shkencës, avancimin drejt fushave të reja me impakt global, dhe krijimin e një tradite ndërdisiplinare të domosdoshme për brezin e ri, për të përballuar sfidat komplekse të kohëve që jetojmë. Aktiviteti i quajtur nga ne Models4Life konsistoi në seminare dhe referate shkencore gjatë 2 ditëve nga ekspertë të huaj dhe shqiptarë, mbi aplikimet e modeleve matematikore dhe komputacionale për të adresuar probleme aktuale në shkencat e jetës, përfshirë biologjinë, mjekësinë, shëndetin publik. Patëm nderin të kishim midis nesh shkencëtarë ekspertë me famë botërore si profesor Mark Chaplain, nga Universiteti i St. Andrevvs në Skoci, studiues i modeleve matematikore të kancerit, Samuel Alizon, ekspert nga Universiteti i Montpellier, France, i biologjisë së evolucionit dhe ekologjisë teorike të sëmundjeve infektive, e shumë të tjerë. Patëm dhe një diskutim të hapur me gjithë pjesëmarrësit në fund mbi zhvillimin e këtyre fushave në Shqipëri. Qenë dy ditë vërtet stimuluese!

Dobia e biomatematikës? Është e gjithanshme në jetën tonë të përditshme, që nga siguria ushqimore apo farmaceutike kur bëhet fjalë për matjen e cilësisë së një ushqimi apo e cilësisë së një medikamenti, duke vazhduar tek trajtimet shëndetësore, interpretimi i të dhënave klinike apo epidemiologjike për një sëmundje të caktuar, tek hartimi i politikave të shëndetit publik, tek masat kundër rezistencës ndaj antibiotikëve, tek matja e efektshmërisë së një vaksine, tek menaxhimi i specieve invazore për të mbrojtur një ekosistem, tek mjekimi i personalizuar i kancerit, tek diagnostikimi i specializuar i sëmundjeve me anë të inteligjencës artificiale, tek parashikimet mbi evolucionin e baktereve dhe viruseve… Rëndësia praktike e biomatematikës është e pafundme. Por ka edhe një rëndësi teorike, po aq të thellë, që edukon me vështrimin racional, logjik, sasior mbi fenomenet e jetës, gjë që e avancon një individ, një shoqëri.

Aktualisht bashkëpunoni me kërkues shkencorë në SHBA, Portugali, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar si në fushat e biologjisë së infeksioneve bakteriale, vaksinave dhe antibiotikëve, ashtu dhe në metodologjitë dhe principet matematikore për të analizuar proceset biologjike. Aktualisht bota po vuan nga pandemia e COVID-19. Cili është roli i biomatematikës në këtë pandemi?

Kurrë nuk është diskutuar kaq shumë për matematikën dhe modelet matematikore sa në këto dy vite. Dhe kurrë nuk ka qenë rëndësia e matematikës kaq në fokus. Tani gjithë bota e njeh numrin “R”, sa infeksione të reja shkakton mesatarisht cdo i infektuar, celësi për të kuptuar nëse rastet infektive në një popullsi do të rriten (R>1) apo do të pakësohen (R<1). Nevoja për interpretim të të dhënave dhe për parashikime mbi ecurinë e rasteve ishte evidente që në fillim. Kërkohej një bazë e fortë shkencore mbi të cilën të argumentoheshin masat për të mbrojtur shoqërinë dhe njerëzit nga virusi.

Biomatematika ka luajtur rol qendror në modelimin epidemiologjik të pandemisë, në krahasimet midis shteteve të ndryshme, në shqyrtimin e hipotezave për origjinën e virusit, në matjen e vdekshmërisë mbi mesataren, në statistikat e shpërndarjes gjeografike apo vecoritë e grup-moshave të ndryshme në këtë pandemi, në studimet e efektshmërisë së ilaceve, vaksinave, dhe në studimet e implementimit optimal të tyre, sidomos duke marrë parasysh ofertën e kufizuar në kohë reale. Ky rol kyc thërret fort për ndërtimin jo thjesht të task-forcave emergjente si për një pandemi, por për investim në struktura të qëndrueshme dhe të mirëorganizuara të specialistëve dhe profesionistëve biomatematicienë dhe bioinformaticienë që të ndihmojnë në parashikimin dhe përballimin e sfidave shëndetësore në cdo kohë.

Keni disa bashkëpunime me Akademinë e Shkencave, siç e përmenda më sipër. Çfarë mund të themi për shkencën e avancuar në Shqipëri dhe si mund të kontribuojnë specialistët shqiptarë të diasporës në vendin tonë?

Unë jam anëtare e Komisionit të Matematikës dhe Informatikës pranë Akademisë së Shkencave prej gati dy vitesh dhe mund të them që Akademia po tregon interes të vecantë për promovimin e këtyre fushave në Shqipëri, që në fakt janë pothuajse inekzistente. Megjithatë futja e këtyre fushave të reja si biomatematika dhe bioinformatika është një proces që kërkon kohë, vullnet dhe investim direkt nga universitetet, hapjen e programeve të reja ndërdisiplinore dhe atraktive të Masterit dhe Doktoraturës, programe intensive trajnimi për ato fusha ku në Shqipëri mungojnë ekspertët. Për shembull nevojiten ekspertë për analiza filogjenetike dhe bionformatike të sekuencave gjenetike, për modelimin epidemiologjik të sëmundjeve infektive, aplikime të statistikës dhe inteligjencës artificiale në biomjekësi, specialiste në informatikë shëndeti, ekologji teorike, etj. Janë mungesa por edhe shanse fushash për lëvrim.

Specialistët shqiptarë të diasporës mund të kontribuojnë me njohuritë, reputacionin, kohën dhe rrjetet e tyrë të kontakteve. Ata duhen afruar me nisma konkrete, nëpërmjet krijimit të strukturave të posacme, për shembull qendra bashkëpunimi ku mund të mbështeten vizita të tyre afatshkurtra dhe afatgjata për kurse intensive, trajnime e bashkëpunime të specializuara. Mund të lehtësohen formalitetet dhe financimet e bashkëudheheqjes së temave të Masterit apo Doktoratës nga profesorë në Shqipëri dhe ne diasporë. Mund të sponsorizohen projekte, konferenca, konsulenca të posacme, grupe pune, programe vizitash bilaterale, shkolla verore. Kjo do ta rriste nivelin e shkencës në Shqipëri, do të krijonte ura lidhjeje disa-vjecare me qendrat më të rëndësishme shkencore nëpër botë ku punojnë shqiptarë dhe do të përconte një entuziazëm të ri në sistemin arsimor dhe të kërkimit shkencor në vend, me moton: “Po, kjo bëhet! Dhe është kënaqësi!”/ Diaspora Shqiptare

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 