Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci i dorëzoi dje Titullin e Nderit “Urdhri i Yllit të Italisë” në gradën Oficer, Inva Mulës, sopranos shqiptare me një karrierë të ndërkombëtare, të vlerësuar në mënyrë të padiskutueshme në Shqipëri, Itali dhe në botë. Cmimi ju akordua artistes shqiptare me motivacioni: “Një vlerësim i merituar i Inva Mulës për aftësinë e saj për të përhapur muzikën, kulturën, artin dhe historinë italiane nëpërmjet veprave më të famshme të kompozitorëve italianë të interpretuara mrekullisht prej saj në teatrot më të rëndësishëm të botës.”
Gjatë karrierës së saj ndërkombëtare Mula ka interpretuar ariet në operat e kompozitorëve më të rëndësishëme italian si “Mi chiamano Mimì” në “La Bohème”, Puccini; “Bella figlia dell’amore”, “Si vendetta” në “Rigoletto” Verdi, “Il dolce suono” në “Lucia di Lammermoor”, Donizetti, “Chi il bel sogno di Doretta”, në “La Rondine”, Puccini; “Caro elisir sei mio” në “Elisir d’amore”, Donizetti, “Nedda! Silvio!” në Pagliacci të Leoncavallo
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.