Shqipëri-Ukrainë, nisma të përbashkëta për komunitetin shqiptar

E diel, 29 Qershor, 2025

Shqipëria dhe Ukraina përforcojnë marrëdhëniet mes tyre me një sërë nismash të cilat përfshijnë dhe komunitetin shqiptar atje.

Në takimin e ministrit të Diasporës Pandeli Majko dhe Konsullin e Nderit të Republikës së Shqipërisë në Ukrainë, Shahin Omarov u diskutua për një sërë nismash.

Në këtë bashkëbisedim u bisedua për hapjen e një qendre të kulturës shqiptare në Universitetin e Izmailit këtë vit. Gjithashtu u fol për përgatitjen dhe nënshkrimin e një memorandumi binjakëzimi mes bashkisë së Korçës dhe komunës së Karakurtit në Ukrainë. Këtë vit do të ketë dhe një pullë postare të përbashkët Shqipëri-Ukrainë si dhe do të organizohen aktivitete të përbashkëta me Agjencinë Kombëtare të Diasporës.

Në muajin tetor në Ukrainë kanë mbërritur 660 Fjalorët dygjuhësh Shqip-Ukrainisht të botuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën dhe pajisje për Qendrën e Informacionit të Shqipërisë në këtë universitet dhuruar nga Agjencia Kombëtare e Diasporës.
Fjalorët dhe materialet e tjera i janë dhuruar Universitetit Humanitar Shtetëror të Izmailit nga Agjencia Kombëtare e Diasporës si pjesë e memorandumit të bashkëpunimit me qëllim krijimin e Qendrës së Informacionit të Shqipërisë në këtë universitet, kjo për të nxitur organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në ruajtjen e gjuhës shqipe, kulturës, traditave dhe trashëgimisë kulturore shqiptare në Ukrainë.

Ndërsa në muajin shtator 2020 mësuesit e gjuhës shqipe në Ukrainë u pajisën me 133 tekste shkollore dhe plotësuese të paracaktuara për mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare, dërguar falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën. Librat u morwn nga tri klasat e gjuhës dhe kulturës shqiptare, të cilat ndodhen në shkollën e mesme të fshatit Karakurt, rrethi Bolgradsky, rajoni i Odesës dhe dy klasave në fshatin Divnenskoe dhe rajoni Azov, Priazovye, rajoni Zaporozhye.

Gjatë vitit 2019 Agjencia Kombëtare e Diasporës në bashkëpunim me Ansamblin Kombëtar Shqiptar, realizuar disa cikle takimesh për tu mësuar vallet tradicionale shqiptare anëtareve të komunitetit shqiptar në Ukrainë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Lexo edhe:

Ansambli Kombëtar koncert për komunitetin shqiptar në Ukrainë

Në Karakurt gjatë mësimeve të valleve tradicionale me valltarët e Ansamblit Kombëtar Shqiptar

Për herë të parë në Gamovka mësohen vallet shqiptare

Vallet shqiptare në komunitetin shqiptar në Divnyns’ke

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.