Xhudistja shqiptare Distria Krasniqi ka fituar medalejn e artë në Kampionatin Europian të xhudos, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Për shkak se konkurrentja e saj nga Ukraina, Daria Bilodid nuk u paraqit për shkak të një lëndimi të pësuar nga përballja e mëparshme, Distria e fitoi këtë medalje pa luftë. Ndërsa në raundin e dytë mposhti italianen, Francesca Giorda, teksa në çerekfinale mposhti izraeliten, Shira Rishony. Xhudistja jonë në gjysmëfinale mposhti rusen, Sabi Giliazova
Distria Krasniqi medaljen e artë e fitoi në kategorinë -48 kilogramë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.