Një shënim për madhështinë e Fan Nolit

E enjte, 3 Korrik, 2025
E enjte, 3 Korrik, 2025

Një shënim për madhështinë e Fan Nolit

Dëgjova një video incizim me zërin e Fan Nolit live të postuar në FB  dhe më fascinoi për atë që thoshte eruditi.  Heu, mendova sa i madh ishte ai karshi intelektualëve tanë të sotëm xheloz, inatçi e shpirtvegjël, që zi e terr flasin e shpifin për njëri – tjetrin. U kënaqa për gjithë kohën sa fliste për veten, shoqatën “Vatra” në Amerikë, çështjen shqiptare e mendjendriturin Faik Konica me aq saktësi, realizëm, ëmbël e humor.

Me Faik Konicën pati mospajtime rreth punëve të Shqipërisë dhe i përmendi “kusuret” e tij që i kishte pa i veshur edhe të tjera dhe vazhdoi me simpati për kontributin e  madh të Konicës në fushën e publicistikës, letërsisë e kulturës shqiptare.

Një intervistë me një poet tonin të njohur para sa vitesh në pyetjen e gazetares se cili nga shkrimtarët shqiptarë meriton të kandidohet (propozohet) për çmimin NOBEL më ka rastisur ta shoh tek ngulfatej e i merrej goja atij nga shpirtvogëlsia pamundur të përmend një emër nga shkrimtarët shqiptarë, duke sjellë  rrotull e rrotull përgjigjen deshi të thoshte sikur vetëm ai e meritonte këtë se  të tjerë ne shqiptarët nuk kemi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.