Rama apel shqiptarëve të Maqedonisë: Nga regjistrimi varet fuqia kushtetuese

E diel, 29 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama i ka bërë sot thirrje shqiptarve të Maqedonisë së Veriut, atyre që jetojnë në vend dhe atyre që janë në mërgatë që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit për të cilën tha se varet fuqia kushtetuese.

“E mira nuk ka fund dhe asnjëherë nuk është mjaft, por mjafton të kthejmë kokën pas, jo shumë larg në kohë veç disa vite më parë për të parë se çfarë hapash të mëdhenj e vendimtarë keni hedhur në afirmimin e identitetit shqiptar në atë Republikë dhe pse pa popullin shqiptar nuk ka shtet të Maqedonisë”, u shpreh Rama ndër të tjera.

Ai u kërkoi të regjistrohen në census.stat.gov.mk me krenari. “Në këtë adresë shkruani me krenari emrin tuaj, të babës dhe të nënës tuaj që ju lindën shqiptarë dhe që ju dhanë gjakun e gjuhën që ky regjistrim e mbron njësoj siç e mbron dhe vetë popullsinë shtetformuese shqiptare të Maqedonisë së Veriut”, vijoi ai.

Regjistrimi i shqiptarëve në censusin e Maqedonisë së Veriut është i një rëndësie të madhe, pasi nga numri i shqiptarëve të regjistruar varet edhe mundësia e përdorimit të gjuhës dhe flamurit. Në qoftë se në një hapësirë ka më shumë se 20 për qind të regjistruar, atëherë i jepet e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe, zyrës zyrtare. Në qoftë se nga numërimi, i cili nuk është burokratik, numërohen më shumë se sa 50 për qind e shqiptarëve në një hapësirë të caktuar, shqiptarëve i jepet e drejta e përdorimit të flamurit kombëtarë.

Ky është regjistrimi i parë i popullsisë në 19 vite në Maqedoninë e Veriut. Një përpjekje ka pasur në vitin 2012, por regjistrimi ishte ndërprerë dhjetë ditë pasi kishte nisur, për shkak të dallimeve mes partive dhe anëtarëve të regjistruesve në terren lidhur me regjistrimin e Diasporës, e cila luan rol të rëndësishëm në numrin e përgjithshëm të popullsisë në Maqedoninë e Veriut.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.