Tri vite më parë familja e Ded Rranxburgaj ishte në lajmet kryesore në mediat amerikane, pasi u strehua në Central United Methodist Church në Detroit për ti shpëtuar deportimit në Shqipëri.
Sot Rranxburgaj shpreson që kalvari i tij i vuajtjeve të përfundojë së shpejti.
Rev. Jill Hardt Zundel thotë se nuk do e lejojë të ndodhë në një kohë kur çështja e tij e emigracionit mund të dëgjohet në Gjykatën e Lartë të SHBA-ve.
51-vjeçari emigroi në SHBA me gruan e tij Flora dhe djalin Lorenc ku kërkoi azil pasi u largua nga regjimi komunist 30 vite më parë. Atyre iu mohua azili por Ded dhe Flora morën viza humanitare për të jetuar legalisht në Shtetet e Bashkuara.
Bashkëshortja e tij Flora, sot 48 vjeç është diagnostikuar me sklerozë multiple dhe iu dha një vizë e përhershme humanitare, ndërsa Ded një vizë e përkohshme për tu kujdesur për të. Ai punonte dy punë, si kuzhinier dhe në ndërtim për të mbajtur familjen në një kohë që në vitin 2003 lindi dhe djali i dytë Eric.
Në 2017 nuk iu rinovua viza, pasi administrata Trump vendosi që të deportohen të gjithë ata me vizë të përkohshme. Atij iu kërkua prova në janar të 2018 se do largohej dhe për këtë pagoi 800 dollarë biletën për avionin ku nuk hipi kurrë. Autoritetet e akuzuan si të arratisur për shmangien e dëbimit.
Mbrojtësit e imigracionit dhe avokati i familjes thonë se është e rrallë që një çështje e imigracionit të dëgjohet nga Gjykata e Lartë, por ata kanë me shpresë.
Rranxburgaj thotë se lanë gjithçka për ëndrrën amerikane po ai është ende larg lirisë. “Ëndrra amerikane për ne nuk po shkon siç duhet. Ne jetojmë një jetë të vështirë por jemi mirënjohës dhe për këtë jetë”, ka thënë Ded.
Teksa jetonin në Kishë djali i tyre i madhi Lorenc, 27 vjeç u diplomua në Michigan ndërsa Eric sot 18 vjeç në një shkollë të mesme vendase. As Ded dhe as Flora nuk mundën të merrnin pjesë në asnjë ceremoni. Eric është qytetar i lindur në SHBA por nuk mund të mbështesë babain e tij derisa të mbushë moshën 21 vjeç.
Ded thotë se ka humbur shpresën dhe i ka sytë nga Shtëpia e Bardhe për një zgjidhje.
“Shumë njerëz, jo vetëm unë, jemi duke shpresuar tek Presidenti. Unë shpresoj se ai do të bëjë diçka më të mirë për çdo emigrant që ka qenë këtu për një kohë të gjatë, që ka paguar taksa. Unë mendoj se thjesht po kaloj jetën time…”, rrëfen ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.