Itali/ Ambasada njofton mbërritjen e dokumentave dhe jep njoftimin e ri

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë njofton qytetarët që kanë aplikuar për pasaportë dhe letërnjoftim deri më datën 5 shkurt 2021, se dokumentet kanë mbërritur.

Në zbatim të legjislacionit të emergjencës COVID-19, ato do të mund të tërhiqen edhe përmes korrierëve postarë.

Gjithashtu njoftohen të gjithë shtetasit të cilët kanë humbur datën e takimit për pajisjen me dokumente biometrikë se tashmë mund të aplikojnë sërish duke përzgjedhur vetë datën e takimit dhe fashën orare. Kjo risi u jep të gjithë aplikantëve mundësinë e përzgjedhjes së një date të re të përshtatshme për ta.

Në njoftim kujtohet gjithashtu se nëse nuk keni plotësuar formularin për tërheqjen me korrier në ditën e takimit në Ambasadë, atëherë cilido korrier që zgjidhni duhet të pajiset me:

  1. Autorizimin e firmosur për tërheqjen, shoqëruar nga kopja e dokumentit tuaj të identifikimit;
  2. Kuponin e aplikimit që keni marrë në Ambasadë;
  3. Dokumentin “lettera di vettura”, vetëm nëse ju kërkohet nga korrieri.

Adresa:

Ambasciata della Repubblica d’Albania

Via Asmara 3 – 5

00199 Roma

Italia

Tërheqja e dokumenteve kryhet në çdo ditë pune, në orarin 09:00-15:00.

Kujdes: Pasaportat dhe kartat ID nuk i dorëzohen korrierit, nëse mungon dokumentacioni i kërkuar për tërheqjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.