Gjermani/ Vëllimet e “Anton Çetta” në Bibliotekën e Bavarisë në Mynih

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Një thesar i çmuar i trashëgimisë kulturore shqiptare, kompleti prej 13 vëllimesh i Anton Çetta tashmë do të jetë pjesë e Bibliotekës Shtetërore të Bavarisë në Mynih.

Në këtë Bibliotekë gjenden rreth 10 mijë libra me temë mbi Kosovën në dispozicion të hulumtuesve dhe studiuesve të ndryshëm.

Drejtori i përgjithsëm i Bibliotekës me një traditë 460-vjeçare, Klaus Ceynowa është takuar me vajzën e profesor Çetta, Agatën dhe konsullin e përgjithshëm të Kosovës në Mynih, Afrim Nura ku dhe mori kolanën e profesorit me përmasa botërore.

Kërkesa e Konsullit të Përgjithshëm, Nura për bashkëpunim në mes të Bibliotekës Shtetërore Bavareze dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, nga Dr. Ceynowa u pranua me kënaqësi.

Nga tani Biblioteka Kombëtare e Kosovës i ka dyert e hapura për vendosje dhe konkretizim të bashkëpunimit në fusha të ndryshme si në shkëmbim të personelit, të koleksioneve, digjitalizim, restaurim e konservim, por edhe në organizime të përbashkëta të promovimeve dhe ekspozitave të ndryshme kulturore dhe shkencore.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.