Gjermani/ Probleme për futbollistin shqiptar Mavraj, mbrojtësi pëson dëmtim

E hënë, 30 Qershor, 2025

Mërgim Mavraj është një nga lojtarët kryesorë të prapavijës së Grojther Fyrth teksa me eksperiencën e tij kërkon të ndihmojë ekipin drejt objektivit për t’u rikthyer në elitë.

Mbrojtësi në këtë sezon është aktivizuar në 16 ndeshje, por në sfidën e sotme ku të tijtë triumfuan me rezultatin 4-1 ndaj Vurzburger Kikers, Mavraj është dëmtuar. 34-vjeçari, e kishte nisur takimin si titullar, por nuk ia doli të zbriste në fushë për pjesën e dytë, ndërsa duket se bëhet fjalë për një problem muskulor.

Tashmë, mbetet për t’u pritur se çfarë do të përcaktojnë testet mjekësore dhe në këtë formë Mavraj të mësojë kohën e rikuperimit për të qenë sërish i gatshëm për Furthin në Bundesliga 2./ VipSport

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.