Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Republikën e Shqipërisë njofton se duke nisur nga data 1 shkurt, të gjithë shtetasit e huaj që kanë nevojë për vizë për të hyrë në territorin e Shqipërisë, do të mund të aplikojnë për vizë elektronike nëpërmjet sistemit ‘e-visa’.
Ky sistem iu jep mundësinë shtetasve që nuk kanë pasportë shqiptare të cilët dëshirojnë të aplikojnë për vizë, që ta printojnë atë personalisht pa pasur nevojë për t’u paraqitur në Përfaqësi.
Lexo edhe: Si të aplikoj online për rinovim dokumentash biometrike dhe deklarim të adresës
Gjithashtu Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se në kuadër të përmirësimit të shërbimit konsullor pas Stambollit, Barit dhe Vjenës, pritet të nisë shërbimi për pajisjen me Pasaportë dhe Kartë ID të qytetarëve shqiptarë edhe në Ambasadat në Paris, Berlin dhe Stokholm. Në këtë mënyrë shkon në 14 numri total i zyrave të aplikimit në mbarë botën.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.