Armando Sadiku është larguar nga futbolli evropian dhe ka bërë transferimin në kampionatin e Bolivisë. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë së fundmi ishte pjesë e skuadrës turke Erzurumspor.
Megjithatë kontratën me këtë skuadër e ka shkëputur me marrëveshje të dyanshme dhe tanimë ka kompletuar transferimin në Bolivi. Është skuadra e famshme nga Bolivia, Bolivar që ka arritur t’i sigurojë shërbimet e Armando Sadikut.
Ka qenë vet presidenti i klubit, Marcelo Claure që ka publikuar lajmin për arritjen e Sadikut.
Ende nuk janë zbardhur detajet financiare, por e sigurt është se Sadiku është lojtar i ri i Bolivar. Mediat në Bolivi kanë raportuar se shkuarja e Sadikut te Bolivar mund të jetë një trampolinë për të shkuar pastaj elbasanasi në MLS.
Pronari i Bolivar, Marcelo Claure është bashkëpronar me David Beckham në Inter Miami por edhe tek Girona në Spanjë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Bienvenido @armandosadiku, 29 años, delantero potente que se destacó en ligas importantes de Europa anotando más de 100 goles en España, Suiza, Polonia y Turquía. Selección Albania. Primer albanés 🇦🇱 en llegar a Bolivia 🇧🇴.
Nos vamos armando para #BolivarCentenario pic.twitter.com/1sOgcMDxb2— MarceloClaure (@marceloclaure) January 23, 2021