Piktori Mustafa Arapi ka ndërruar jetë prej COVID-19 në moshën 70-vjeçare. Ai nuk e fitoi dot betejën me virusin pasi ishte shtruar prej ditësh në spital.
Lajmin e bën të ditur vajza e saj, Dorina e Arapi e cila zbulon se piktori ka vdekur në mesnatë dhe lë dhe një mesazh prekës për babain e saj të ndjerë.
Mustafa Arapi lindI më 23 korrik 1950 në Tiranë. Ai u diplomua në Akademinë e Arteve në vitin 1979 për pikturë.
Pas studimeve ai filloi të punonte si restaurues i veprave të artit bizantin në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë. Puna e tij bëri të mundur restaurimin e shumë ikonave fetare, afreske, piktura, ikonostas dhe piktura murale në kisha të ndryshme përfshirë Kishën e Shën Nikollës në Shelcan, Kishat e Shën Michael dhe Shën Pjetrit në Vithkuq, Kisha e Shenjtë e Ringjalljes në Mborje, Kisha e Shën Nikollës, Perondi në Berat , Manastiri i Shën Gjergjit në Sarandë, etj. Shumë prej ikonave të Onufrit janë restauruar prej tij.
Ai punoi si profesor në Akademinë e Arteve nga 1985 deri në 1991. Pastaj, gjatë 1993–2006 ai ishte Shefi i Departamentit të Punëve të Artit në Institutin e Monumenteve të Kulturës.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.