Futbollisti shqiptar Myrto Uzuni zgjidhet mes më të mirëve në futbollin hungarez. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, u transferua nga Lokomotiva e Zagrebit te Ferencvaros në muajin gusht.
1.8 milion euro paguan kampionët e Hungarisë në arkat e kroatëve, teksa përfitoi edhe Laçi, që kishte ruajtur një pjesë të kartonit.
Përshtatja me Ferencvaros ndodhi shpejt dhe 25-vjeçari nga Berati ka shënuar gola të rëndësishëm për ekipin.
Për kornizë realizimi në Torino ndaj Juventusit të CR7 në duelin e fazës së grupeve të Champions League, çka e ktheu Uzunin në idhullin e tifozerisë së zjarrtë të Ferencvaros.
“Nemzeti Sport Online” ka bërë një sondazh në rrjetet sociale rreth formacionit më të mirë të futbollit hungarez. Tifozët kanë votuar dhe Uzuni është pjesë e më të mirëve.
Lexo edhe: Itali/ Uzuni rrëfen vitin e ëndrrave: 2 momentet më të veçanta të 2020-ës
Ajo që bie në sy është dominimi i Ferencvaros, që numëron 8 lojtarë në formacionin më të mirë.
Kampionët zhvilluan një miqësore ditën e sotme. Ferencvaros u përball me modestët spanjollë të Algericas, sfidë që e fitoi 3-1.
Golin e tretë e realizoi Uzuni në minutat shtesë të ndeshjes. Beratasi mori një asist nga krahu i djathtë dhe mposhti portierin kundërshtar.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.