Tomas Strakosha po kalon shumë vështirësi këtë sezon, teksa dëmtimet dhe COVID kanë ndryshuar statusin e tij si një titullar i padiskutueshëm te Lacio.
Para takimit të djeshëm ndaj Parmës, klubi bardhekaltër njoftoi se gardiani i kombëtares ka pësuar një tërheqje muskulore e cila do të vlerësohet ditë pas dite për të kuptuar më pas kohën e rikthimit në fushë.
Megjithatë, e sigurt është se Strakosha nuk do të jetë në derbin e kësaj jave ndaj Romës, ndërsa zëvëndësuesi Reina do të vazhdojë të fitojë terren.
Në këtë sezon, spanjolli ka bërë 16 prezenca ndaj 7 të shqiptarit. Hierarkitë për trajnerin Inzagi duket se kanë ndryshuar dhe nga Italia theksojnë se tashmë edhe rinovimi i Strakoshës është në rrezik.
Kjo për arsye se kontrata e 25-vjeçarit skadon në vitin 2022, ndërsa në rast se portieri shihet si një zëvendësues, atëherë ky fakt nuk do të pranohej nga ai.
Thomas është djali i Foto Strakoshës, ish-portieri i cili luajti për klubet e ndryshme shqiptare dhe disa klube greke, përveç përfaqësimit të ekipit kombëtar shqiptar në vitet 1990-2005. Prindërit e Strakoshës, janë nga Memaliaj, Shqipëri, por Strakosha lindi në Athinë, Greqi, sepse babai i tij Foto ishte në kulmin e karrierës së tij duke luajtur për një nga klubet më të mëdha dhe më të suksesshme në Greqi, Olympiacos. Ai është vëllai më i vogël i Dhimitri Strakoshës, gjithashtu futbollist.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.