Azem Brahimi, është një lojtar i Futbollit në Sallë i cili e ushtron profesionin e tij në Pragë, Çeki. Sportisti shqiptar është një ndër më të suksesshmit në këtë sport midis gjithë bashkombasve të tij.
Ekipi i Spartës së Pragës e ka shpallur Brahimin këtë javë si kapiten të skuadrës. “Është privilegj i madh për mua që jam tani kapiten i skuadrës më të madhe në Çeki, po ashtu ndjenjë e veçantë që mundem me përfaqësu vendin tim”,- tha futbollisti shqiptar.
Ai tregon se sapo janë kthyer nga pushimet 3-mujore për shkak të COVID-19 dhe po ecin shumë mirë me stërvitjen.
“Ne sapo jemi kthyer pas pauzës 3 mujore për shkak të Covid-19, jemi duke ecur shumë mirë me stërvitje, kemi lojtarë nga Kolumbia, Brazili e Spanja, kemi shumë shpresa që prapë të bëhemi Kampion”.

Gjithashtu, Brahimi ka edhe një mesazh për sportistët e rinj. “Kurrë mos ndalojnë së punuari dhe ta ndjekin ëndrrën e tyre”, përfundoi ai.
Futbollisti nga Drenasi që tashmë është dhe kapiten i Spartës, merret me këtë lloj sporti perj 15 vitesh dhe ka tetë vite që ëshët transferuar në Çeki.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.
Azem Brahimi, është një lojtar i Futbollit në Sallë i cili e ushtron profesionin e tij në Pragë, Çeki. Sportisti shqiptar është një ndër më të suksesshmit në këtë sport midis gjithë bashkombasve të tij.
Ekipi i Spartës së Pragës e ka shpallur Brahimin këtë javë si kapiten të skuadrës. “Është privilegj i madh për mua që jam tani kapiten i skuadrës më të madhe në Çeki, po ashtu ndjenjë e veçantë që mundem me përfaqësu vendin tim”,- tha futbollisti shqiptar.
Ai tregon se sapo janë kthyer nga pushimet 3-mujore për shkak të COVID-19 dhe po ecin shumë mirë me stërvitjen.
“Ne sapo jemi kthyer pas pauzës 3 mujore për shkak të Covid-19, jemi duke ecur shumë mirë me stërvitje, kemi lojtarë nga Kolumbia, Brazili e Spanja, kemi shumë shpresa që prapë të bëhemi Kampion”.

Gjithashtu, Brahimi ka edhe një mesazh për sportistët e rinj. “Kurrë mos ndalojnë së punuari dhe ta ndjekin ëndrrën e tyre”, përfundoi ai.
Futbollisti nga Drenasi që tashmë është dhe kapiten i Spartës, merret me këtë lloj sporti perj 15 vitesh dhe ka tetë vite që ëshët transferuar në Çeki.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.