Eduart Rroca duket se nuk ka ndërmend të ndalet së shënuari në Turqi, aty ku aktivizohet për skuadrën e Instanbulspor në ligën e parë.
Mesfushori shqiptar ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës ditën e sotme, duke i dhënë avantazhin në minutën e 45’ skuadrës së tij ndaj Boluspor.
Ish-lojtari i Kukësit dhe Luftëtarit, me një gjuajte të bukur nga jashtë zone, ka arritur të shënojë një supergol, duke tërhequr edhe njëherë vëmendjen e të gjithëve.
Rroca është përshtatur shumë mirë në Turqi, teksa vetëm një javë më parë arriti të shënojë dopietë golash dhe dha një asist, ndërsa në total deri tani ka shënuar 6 gola, duke bërë bomberin.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.