73 vjet nga vdekja e Asdrenit, autorit të Himnit kombëtar shqiptar

E diel, 29 Qershor, 2025

Më 11 dhjetor të vitit 1947 mbylli sytë në Bukuresht të Rumanisë atdhetari dhe shkrimtari shqiptar Aleksandër Stavre Drenova, Asdreni, autori i tekstit të Himnit Kombëtar Shqiptar.

Asdreni lindi më 11 prill 1872 në Drenovë të Korçës, ku dhe ndoqi mësimet fillore në gjuhën greke. Jetim nga nëna, në moshën 13-vjeçare ai humb edhe të atin dhe me dy vëllezërit e tij në vjeshtën e vitit 1885 shkon në Bukuresht. Nis punën e rëndomtë si çirak e qymyrxhi e më pas ndoqi studimet në mënyrë private dhe, për një kohë të shkurtër, pranë Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit të Bukureshtit.

Në janar 1899, qe ndër themeluesit e Qarkut të studentëve shqiptarë, i cili në mars 1902 u shndërrua në shoqëri me emrin Shpresa, e themeluar nga Asdreni dhe nga shoku i tij shkrimtar Kristo Dako. Asdreni vijojë më pas veprimtarinë e tij si atdhetar.

Asdreni kishte nisur të shkruante poezi dhe të botonte artikuj që në fillim të shekullit të XX. Pjesë e poetëve që zbuloi apo botoi Konica tek Albania.Më 1904 botoi në Bukuresht përmbledhjen e tij të parë me nëntëdhjetenëntë vjersha, Rézé djélli, të cilën ia kushtoi Skënderbeut. Vijoi traditat e poezisë së Naim Frashërit, lartësoi dashurinë për atdheun, nxiti bashkatdhetarët të rreshtoheshin në luftën për çlirim nga zgjedha turke.

Vëllimi i dytë i Asdrenit “Endra e lote”, Bukuresht 1912, i botuar tetë vjet më pas, shfaq një pjekuri më të madhe. Kjo përmbledhje, po me nëntëdhjetë e nëntë vjersha si e para, ndahet në tre cikle: atdheu, natyra, mendimi dhe bukuria, dhe i kushtohet udhëtares dhe mikes së Shqipërisë Edith Durham.

Rritja e mjeshtërisë në formë, stil e teknikë dhe zgjerimi i gamës ideore e tematike bie në sy edhe më shumë në vëllimin e tretë poetik të Asdrenit Psallme murgu, po në kryeqytetin rumun më 1930. Vepër kjo që sipas Elsie, shënjon hyrjen e frymës moderniste në letërsinë shqiptare.

Përgatiti vëllimin e katërt Kambana e Krujës, të cilin nuk arriti ta shohë të botuar. Në këtë vepër pathosi patriotik u rikthye si në veprën e parë, duke mpakur elementin universal të veprës pararendëse.

HIMNI KOMBETAR

“Himni i Flamurit” i njohur edhe si “Rreth Flamurit të Përbashkuar” apo dhe “Betimi mbi flamur” ka për autor të vargjeve poetin Asdreni.

Qëllimi i krijimit të kësaj poezie nga Asdreni sigurisht që nuk ka qenë të bëhej himn, por atë e gjejmë të botuar për herë të parë si poezi në një gazetë shqiptare në Sofje më 21 prill 1912. Sipas burimeve te kohes titulli origjinal i poezisë është “Betimi mbi flamur”. Më pas u shtyp në vëllimin me poezi të Asdrenit “Ëndërr dhe lotë”, që u botua në Bukuresht.

Lasgush Poradeci i cili ka shkruar për origjinën e himnit kombëtar thotë mes të tjerash se himni, i krijuar nga përshtatja e tekstit me muzikën, fillimisht nuk kishte për qëllim të ishte himn kombëtar, por u pëlqye aq shumë nga njerëzit sa u shpall i tillë në 1912 dhe siç thotë Lasgushi pikërisht me muzikën e tij u ngrit flamuri shqiptar gjatë shpalljes së pavarësisë në 1912 në Vlorë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.