I riu shqiptar, i cili ka lindur dhe jeton në Greqi, Emiliano Marku është kualifikuar në gjysmë finale të show-t të njohur “Greece’s Next Top Model”.
20 vjeçari studion në “Shkollën e Marinarëve”, ndërsa në prezantimin e tij në spektaklin e modës është shprehur se adhuron detin dhe udhëtimet. Emiliano ka tentuar të bëj hapat e tij të para në fushën e modës vetëm disa muaj më parë.
Në të kaluarën i riu shqiptar ka qenë i apasionuar me futbollin dhe karaten.
Emiliano ka deklaruar se është praktik, organizativ dhe se dëshiron të ecë përpara gjithmonë duke pasur një plan. Ai urren të mos jetë aktiv dhe mospërparimin. Për 20 vjeçarin shqiptar çdo ditë është një dhuratë e cila nuk duhet të çohet dëm. Ndërsa gjatë puntatave në emisionin e famshëm të modës ai ka bërë të qartë se do nuk do të largohet me duart bosh duke synuar fitoren.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.