Arbër Gashi, është një i ri me origjinë shqiptare i cili jeton dhe punon në Suedi. Arbëri ka mbaruar studimet për Shkenca Politike në qytetin e Hamstad dhe tashmë punon si Drejtues i një prej Enteve të Sigurisë Sociale në një nga degët e Goteborgut. Ai është 24-vjeç dhe është drejtori më i ri në Entin ku punon, fakt ky që e bën edhe më përgjegjës për postin që mban.
“Nuk e di nëse jam vërtetë drejtori më i ri në Suedi, por në entin ku punoj po. Sigurisht është një ndjenjë shumë e mirë, unë ndihem shumë i lumtur kur të rinjve i krijohen mundësi të tregojnë aftësitë e tyre. Sigurisht është edhe një përgjegjësi e madhe, sepse më duhet të justifikoj këtë pozicion të rëndësishëm. Formimi im më ka ndihmuar që të arrij këtë punë, sepse unë nuk kisha shumë eksperiencë, por arrita me sukses të kaloj katër intervista dhe dy teste të inteligjencës dhe sot jam drejtor. Edhe komunikimi dhe angazhimi që kam pasur më parë në organizata të ndryshme ka qenë një plus shumë i madh mendoj”.
Arbër Gashi gjithashtu ka treguar se si ka qenë jeta e tij në Suedi, si një femijë i dy prindërve emigrantë shqiptarë.
“Jam lindur në një shtet shumë demokratik që të jep mundësi të arrish çdo gjë, pavarësisht si e ke emrin, Arbër apo ndryshe. Në shtëpi gjithmonë kemi folur shqip, jemi rritur me vëmendjen ndaj vendlindjes dhe me vlerat e kombit shqiptarë. Jemi rritur me vlera që ti respektojmë prindërit, ti respektojmë njerëzit pavarësisht pozitës që ato kanë etj.. Mendoj se vlerat që më kanë ushqyer prindërit më kanë ndihmuar të kem suksin që kam sot.”
Ai tregon se pse vendosi të studoi shkenca politike “Duke u rritur kuptoja se moshatarët e mi në vendlindje, flas kur isha 13, 14 vjeç nuk i kishin mundësitë që kisha unë, mundësitë që më kishte dhënë Suedia, dhe gjithmonë kisha dëshirë ta shikoj atdheun pak më mirë, duke parë këtë situatë janë ndjerë i obliguar të bëhem pjesë e politikës, duke studiuar shkenca politike që një ditë të jepja kontributin tim në vendlindje. Mendoj se solidariteti dhe barazia njerëzore janë kyçe në jetë për një të ardhme me sukses. Suedia para 150 viteve ka qenë një ndër shtetet më të varfëra, por me punë dhe vullnet e kanë ndërtuar këtë shtet.”

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.