“Trilogji e leximit”, Durim Taçi sjell librin e dytë “Një prani në ikje”

E diel, 29 Qershor, 2025

Shkrimtari shqiptar në Itali Durim Taçi ka sjellë për publikun romanin “Një prani në ikje”.

Ky është romani i dytë pas “Extra Time” në projektin që vetë autori e quan “Triologji e leximit”.

Romani i tretë i kësaj triologjie është në proces dhe do të botohet në muajt e parë të 2021. Ai titullohet “D&B (Dashuri & Bijim)” dhe do ta përmbyllë këtë cikël romanesh.

Pas suksesit të “Extra Time” në Itali dhe në Shqipëri, reagimet e para për romanin e ri janë në të njëjtën linjë.

Durim Taçi lindi më 1964 në Gramsh. Autor i mjaft veprave letrare në prozë, është vlerësuar me çmimin ndërkombëtar “Montefiore” për veprën “Codice Kanun” (2016) dhe me “Città di Genova” për tregimin “La badante”. Ka kontribuar në fushën e leksikografisë si hartues i fjalësit shqip në fjalorin italisht-shumëgjuhësh “Il primissimo Zanichelli dell’açoglienza”. Ka sjellë në shqip mbi pesëdhjetë tituj letrarë, të letërsisë për fëmijë dhe ka përkthyer artikuj shkencorë, enciklopedikë, fjalorë të mitologjisë dhe të artit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.