Sadije Rraçi dhe Haxhi Kajtazi kanë shkuar në Danimarkë në vitin 1998. Ajo piktore dhe poete ndërsa ai ish ushtar i UÇK-së.
Ata kanë rrëfyer për Ibrahim Xhemajlin në “RTV Zëri i Danimarkës” historinë e tyre. Shkuarja në Danimarkë nuk ka qenë e rastësishme, por pas plagosjes në luftën e Kosovës të Haxhiut, ai ka udhëtuar me plumbin në këmbë deri atje ku dhe falë ndërhyrjes nga mjekët danez ia doli.
Tashmë prej 22 vitesh janë integruar në jetën daneze. Sadija përfundoi studimet për financë ndërkohë që nuk ka lënë mënjanë as pasionin e saj për pikturën dhe poezinë.
“Përkundër të gjitha barrierave për t’u integruar në kulturë e në një shtet tjetër pasioni im për tu edukuar e studiuar nuk u shua kurrë. Mendoj se ka qenë shumë e rëndësishme të tregojmë se kemi vlera si komb kështu që nisa për të studiuar në financë ekonomi, e më pas ekonomi marketing, pastaj specializim si financë ekonomist. Përveç kësaj nuk e lashë anash as pikturën. Objekti i veprave të mia ishte e kaluara. Me poezi jam marrë që 17 vjeç kam botuar një përmbledhje me gjuhë shqipe “Drithërime ilire”. Pastaj kam sfiduar veten duke shkruar në gjuhën daneze”, tregon Sadija për udhëtimin e saj të gjatë në Danimarkë e me plot vështirësi.
Ajo ka qenë pjesë e një dokumentari danez për gjenocidin serb në Kosovë. Gjithashtu pjesë e dokumentarit “Rrënjët shqiptare-Dheu danez” të regjisorit Ixhet Lutfiu, i cili flet pikërisht për shqiptarët në Danimarkë, mes të cilëve dhe Sadija me Haxhiun.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.