Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit për shkak të pandemisë festimet për ditën e Pavarësisë nuk ishin me mbledhje bashkë të shqiptarëve nëpër botë dhe kërcimet e vendit tonë.
Kushdo festoi në mënyrën e vet, diku me mbledhje dhe koncerte online, e diku tjetër ngritja virtuale flamurit. Por ata që kanë festuar dhe janë kënaqur janë këta fëmijë shqiptare ne Houston Texas, që me veshjet e tyre tradicionale shqiptare e flamujt shqiptar kanë kënduar e kërcyer duke kaluar një ditë të bukur së bashku.
Ka qenë shoqata Arberia Houston që ka postuar fotot në rrjetet sociale e duke përcjellë gëzimin e harenë e vogëlushëve shqiptarë në të gjithë botën.
Krahas fëmijëve, komuniteti shqiptar në Houston organizoi dhe një festë në platformë online ku të paktën 100 familje u bashkuar, ndërkohë që nëpër rrugët e qytetit u zhvillua një paradë makinash me flamujt kombëtar shqiptarë.
Komuniteti shqiptar në Teksas është i përhapur në Dallas, San Antonio etj.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.